Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një udhëtim zyrtar, me ftesë të institucioneve të larta amerikane.
Ai do të qendrojë për disa ditë, ku është ftuar për të marrë pjesë në disa ngjarje të rëndësisë së veçantë, siç janë Lutjet e Mëngjesit dhe shënimi i përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.