Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    ​Lajçak sot në Kosovë

    30/01/2024 08:10
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot do të jetë në Kosovë, ku do të bisedojë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, kryenegociator i Kosovës në dialogun e Brukselit.

    Lajçaku dje ka qëndruar në Beograd, ku është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin përveç tjerash ka diskutuar edhe për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

    Ai ka shkruar në platformën X se në takimin me Vuçiqin, fokus i diskutimeve ka qenë perspektiva strategjike për vitin 2024, por gjithashtu kanë bërë një bilanc për të arriturat dhe ngecjet në dialog.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar anulimin e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për ndalimin e përdorimit të dinarit serb për pagesa me para të gatshme në Kosovë. Ai shtoi se e ka pasur një “takim konstruktiv dhe shumë të dobishëm” me Lajçakun.

    “E theksova domosdoshmërinë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës urgjentisht, dhe kërkova mbështetje nga Bashkimi Evropian për ndalimin e provokimeve të mëtejshme që vijnë nga Prishtina”, shkroi Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram, pas takimit me Lajçakun.

    Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun po i kryen këto vizita në Beograd dhe Prishtinë në përpjekje për të çuar përpara dialogun.

    “Bisedimet me presidentin Vuçiq në Beograd dhe me homologët kosovarë në Prishtinë, janë pjesë e mandatit të tij, janë pjesë e punës dhe përpjekjeve të tij të vazhdueshme në drejtim të ndihmës së të dyja palëve për të çuar përpara dialogun”, theksoi Stano.

    Ndryshe, Brukseli kërkoi nga autoritetet në Kosovë të hënën që të shtyjnë zbatimin e vendimit për ndalimin e përdorimit të dinarit serb në territorin e Kosovës, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

    Nga Qeveria e Kosovës kanë argumentuar se vendimi i BQK-së është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por QUINT-i ka thënë se ky vendim “ngre shqetësime në lidhje me ndikimin në veçanti në komunitetet me shumicë serbe”.

    Artikuj të ngjashëm

    Lajçak takohet me Vuçiqin në Davos: Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 e shtroi rrugën e normalizimit 

    Veç dy kandidatë për pozitën e Lajçakut: Kush janë ata?

    Bislimi pas takimit me Lajçakun: Folëm për rrugën e zbatimit të plotë Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit

    Të Fundit

    Komuna e Prizrenit hap oborret e shkollave për nevoja të parkimit për bashkatdhetarët

    Presidenti i Emirateve të Bashkuara mbërrin në Shqipëri – nis vizitën zyrtare

    Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

    Pas 30 vitesh uzurpim, familja Onbashi rikthen pronën në veri të Mitrovicës: U rikthyem në rrënjët tona

    Kica-Xhelili: Qëllimi i pushtetit të Kurtit është që t’iu lodh, t’iu hutojë, dhe të mos besoni më në asgjë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.