Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    ‘Prishtina e Artë’ – kryeqyteti kosovar fiton vendin e parë për transformimin e hapësirave publike

    27/01/2024 16:27
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Komuna e Prishtina është shpërblyer me Çmimin e Artë në Çmimet Gjermane për Dizajn 2024.

    Ky çmim është ndarë për transformimin që kanë pësuar hapësirat publike të kryeqytetit gjatë organizimit kulturor ‘Manifesta’.

    Çmimi është pranuar nga kryetari Përparim Rama dhe arkitekti italian, Carlo Ratti.

    Përparim Rama, ka falënderuar arkitektin Ratti për punën e tij të jashtëzakonshme të cilin e ka bërë në Prishtinë me transformimin e hapësirave publike, nga të braktisura në vende me shumë gjallëri. Disa prej tyre tashmë janë bërë institucione të përhershme.

    “Ishim shumë me fat që Manifesta 14 u zhvillua në Prishtinë në vitin 2022. Përmes ndërhyrjeve artistike dhe urbane në njëzet e pesë vende të ndryshme, qyteti u shndërrua në një muze në natyrë, duke angazhuar komunitetin tonë në art dhe punëtori, ndërsa tërhoqi mijëra vizitorë dhe turistë. Manifesta la jo vetëm një shenjë të pashlyeshme mbi Prishtinën, por gjithashtu katalizoi ndërhyrje të vazhdueshme me impakt siç është ringjallja e ish-Fabrikës së Tullave dhe transformimi i ish-bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, ka thënë Rama.

    Rama po ashtu tha se transformimi i këtyre hapësirave publike gjatë ngjarjes së madhe kulturore Manifesta 14, ka treguar se potencialin e madh të Prishtinës për ndryshime pozitive në kohë të shkurtër.

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.