Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Memli Krasniqi do të jetë kandidat i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme

    26/01/2024 10:26
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti e ka zbuluar se kandidat i kësaj partie për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, do të jetë kreu i këtij subjekti, Memli Krasniqi.

    Një deklaratë e tillë nga akterë të PDK-së, vjen për herë të parë edhe zyrtarisht pas paralajmërimeve të shumta nga partitë opozitare për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

    “PDK-ja do të garojë e vetme, e konsoliduar, me Memli Krasniqin si kandidat për kryeministër. Së shpejti do ta kemi një mbledhje të Këshillit Drejtues, do t’i kemi edhe qëndrimet tona, dhe një program të partisë të aktiviteteve të ardhshme”, deklaroi Pajaziti në Tëvë1.

    Ai ka konsideruar se PDK-ja si subjekt i madh politik, gjithmonë ishte prijëse e proceseve më të rëndësishme të vendit.

    “PDK-ja si gjithmonë tradicionalisht, do ta ketë rolin prijës në ndryshimin e periudha. Në një periudhë ku e shohim të domosdoshme kur kjo qeveri duhet të ndryshohet për interesin e vendit, do ta gjej mënyrën më të mirë. Nuk diskutohet që PDK-ja nuk do ta luaj edhe këtë rol në të ardhmen…”, tha Pajaziti.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi në Malësi të Vërrinit: Me besim të palëkundur në fitoren e PDK-së

    Dhjetë vjet nga hyrja e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, Memli Krasniqi rikujton historinë e anëtarësimit

    Krasniqi takohet me Terras, kërkon që BE-ja të reagojë ndaj sulmeve të Serbisë karshi Kosovës

    Të Fundit

    TCh: Prapa kontejnerëve në Theth është Prek Kodra – para 2 vitesh raportohej se kishte planifikuar atentat ndaj Kurtit 

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.