Analisti politik, Arton Demhasaj po vlerëson se mbledhja e 50 + 1 për qind të votave për shkarkimin e kryetarëve aktual të katër komunave me shumicë serbe, është vështirë për t’u arritur.
Sipas Demhasajt, një numër i tillë votash mund të arrihet vetëm në rast të presionit të shtuar nga Beogradi.
“20 për qind e nënshkrimeve nuk është e vështirë me u nxjerr, por pastaj kur të verifikohen këto 20 për qind të nënshkrimeve siç e parashikon udhëzimi administrativ, atëherë KQZ duhet me fillu me organizu referendumin, që në referendum duhet me dal me votu pro shkarkimit të kryetarëve aktual 50 për qind +1 që është goxha e vështirë me grumbullu atë numër të votave, përjashtimisht vetëm nëse ka presione të mëdha politike nga Qeveria e Serbisë që me pru qytetarë serbe edhe prej Serbie vetëm me i shkarkua këta. Ndryshe në kushte normale është e vështirë”, është shprehur ai në Tëvë1.
Ai sqaron më tej se nëse dështon të mblidhen këto nënshkrime, atëherë edhe një vit nuk mund të organizohet një proces tjetër.
“Këta kryetar në aspektin e legjitimitetit mbesin kryetar komunash edhe për një vit tjetër”, ka thënë ai.