Njohësi i drejtësisë, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas vdekjes së 18 vjeçarit në Podujevë si pasojë e plagëve të marra nga rrahja.
Miftaraj në Facebook ka shkruar se ligji në Kosovë, ka paraparë dënim maksimal ndaj të miturve për veprën vrasje, 5 vjet burgim efektiv.
Ani ndër të tjera ka shkruar se duhet t’i mësojmë fëmijët se dhuna nuk duhet as të imagjinohet si mjet për të realizuar një qëllim të caktuar.
Postimi i plotë:
Shteti, shoqeria, familja duhet te edukojne dhe mesojne femijet se dhuna nuk duhet as te imagjinohet si mjet per te realizuar nje qellim te caktuar.
Dhuna ndaj Lulzimit eshte mizore dhe shtazarake. Ligji i aplikueshem ne Kosove per veprimet shtazarake te dy te miturve ka parapare denim maksimal prej pese viteve burgim, sipas kualifikimit te prokurorise si veper penale e vrasjes.
Pergjegjesia penale nuk mjafton te kerkohet vetem ndaj dy te miturve qe kane kryer vrasjen. Kerkesa duhet te jete se si kemi ardhur ne nje situate ku dy te mitur kane sjellje te tille, si paten qasje makine edhe pse nuk iu lejohet te vozitin? Cila ka qene e kaluara e tyre? Çfare roli ka shkolla ne kete mes? Cili eshte roli i familjes? Ku mbeti policimi ne komunitet?
E shume e shume pyetje tjera.