Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kallas përmendet si pasuese e Josep Borell në BE, ja çfarë ka thënë kryeministrja estoneze për Kosovën

    18/01/2024 16:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Edicicioni për Evropë i gazetës prestigjioze amerikane “Politico” ka raportuar sot për emrat e mundshëm që do të mund të vihen në krye të posteve më të larta drejtuese në Bashkimin Evropian. Siç raporton kjo gazetë, Urusula Von Der Leyen pritet që të mbetet si shefe e Komisionit Evropian, gjithashtu dhe Roberta Metsola në pozitën Kryetares së Parlamentit Evropian.

    Ndryshime pritet të ndodhin tek Këshilli Evropian dhe tek pozita e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.

    Sipas “Politico”, Charls Michel pritet të zëvendësohet nga kryeministrja aktuale e Danimarkës, Mette Frederiksen, ndërkohë spanjolli Josep Borell pritet të pasohet nga kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.

    Kallas sipas Politico pritet ta marrë pozitën e kryediplomates dhe ta zëvendësoj Borellin i cili është zgjedhur pas Federica Mogherinit në vitin 2019 për një mandat pesë vjeçar.

    Këto ndryshime, gjithmonë sipas Politico, pritet që të ndodhin pas zgjedhjeve në BE që do të mbahen gjatë muajit qershor.

    “Mundësia që Frederiksen të zëvendësojë Charles Michel në krye të Këshillit Evropian po merret gjithashtu gjithnjë e më seriozisht nga diplomatët. Ndërkohë, emri i Kallas përmendet gjithnjë e më shumë në bisedat e korridorit dhe në kafe, kryesisht për shkak të një faktori tjetër të rëndësishëm: gjeografisë”, shkruan Politico.

    Kallas, e cila në rast të zgjedhjes së saj si kryediplomate e BE-së do të marrë përsipër edhe procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ajo ka takuar edhe presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti dhe ka vlerësuar veprimet e Kosovës në luftimin e agresionit të Rusisë dhe përkrahjen e Ukrainës.

    Pas një takimi me kryeministrin Kurti, Kallas kishte treguar përkrahjen e shtetit të saj për synimet e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe BE.

    “Estonia mbështet përpjekjet e Kosovës për të arritur anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë edhe perspektivën e Kosovës në BE. Ne jemi të gatshëm të ndajmë përvojat tona të reformës”, kishte shkruar ajo.

    Met with Prime Minister @albinkurti.

    Glad to welcome #Kosovo to @opengovpart as an affiliated member.

    Estonia supports Kosovo’s efforts to achieve membership in international organisations, including Kosovo's EU perspective. We are ready to share our reform experiences. pic.twitter.com/zr08i08BQg

    — Kaja Kallas (@kajakallas) September 6, 2023

    Artikuj të ngjashëm

    Kallas nesër në Prishtinë, ja se ku do të zhvillohen takimet me krerët e partive

    Në bisedën e parë telefonike, Kallas dhe Rubio ranë dakord për “presion maksimal” ndaj Rusisë

    Në darkën joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor merr pjesë edhe Kallas e Komisonerja Kos

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.