Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Parashikimet e Demhasajt për koalicionet e zgjedhjeve të parakohshme

    17/01/2024 22:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Analisti politik Arton Demhasaj ka folur lidhur me koalicionet e zgjedhjeve të mundshme të parakohshme në Kosovë.

    Ai ka thënë në Tëvë1 se partia aktuale në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) nuk do të arrij 50 për qind të votave në këto zgjedhje. Sipas tij LVV duke e pasur nevojën e një partneri mund të kërkoj një koalicion me PDK-në ose LDK-në.

    “Jemi duke u kthyer në ngjarjet e para 2017-ës, që atë kohë ka qenë koalicioni AAK, NISMA dhe VV si parti opozitare dhe PDK e LDK kanë qenë duke udhëheq shtetin. Po e shoh në atë rrugë. Përderisa e shohim Vetëvendosjen që mund të jetë e pakontestueshme si parti që mund të dali e para tash varet me përqindje sa del dhe e shohim që nuk ka me qenë rezultati si i zgjedhjeve të kaluara që mundet me qeverisë vet. VV-së i duhet një partner me kalu 50 për qindëshin, me pas  një qeverisje stabile. Vijat e kuqe kanë qenë budallakia më e madhe e skenës sonë politike. VV del e para, LDK-në mundet me kërku me marr në pushtet, por për LDK-në është vetëvrasje politike, njëjtë ndodhë edhe me PDK”, është shprehur ai.

    Po ashtu Demhasaj ka komentuar edhe koalicionin e sotëm të lidhur mes AAK-së dhe NISMA-s, duke thënë se ky koalicion u jep partive fuqi duke rezultuar me diku 130 mijë vota e numër më të madh të deputetëve.

    “Është matematikë shumë e thjeshtë. Së pari ky është koalicion i natyrshëm sepse ka ekzistuar edhe në të kaluarën, dhe kur ka ekzistuar nuk ka reflektuar negativitet as te elektorati i AAK-së, as te ai NISMA-s. Koalicioni ka qenë edhe në vitin 2017-të. Pra NISMA dhe AAK kanë pasur bashkëveprim të tyre politik afatgjatë. Matematikisht i bie që nëse AAK-ja i ka pasur në dy palë zgjedhjet e fundit rreth 90 mijë vota, edhe Fatmir Limaj nëse e përcjell në rezultat dhe përkundër që në zgjedhjet e fundit i ka pasur 2.5 ose 2.7 për qind, por megjithatë bashkë më AKR-në në numër të votave ka qenë mbi 40 mijë vota. Brumi elektoral i NISMA-s nuk ka rënë nën 40 mijë vota, sepse edhe e udhëheq një komunë, Malishevën e udhëheq. 90 mijë vota që i ka AAK dhe 40 mijë të NISMA-s e çon në 130 mijë të votave e rrit si koalicion, i jep fuqi më të madhe ne numër më të madh të deputeteve”, është ka shtuar ai

    Artikuj të ngjashëm

    Demhasaj: Kurti nuk hyn në seancë pa e ditë që i ka numrat, nuk don me dalë keq

    Demhasaj: VV s’mund të ketë tejkalim të rezultatit të 14 shkurtit, këta janë skenarët për koalicione mes partive

    Hapi para në KiE, Demhasaj thotë se marrëveshja e Brukselit po zbatohet

    Të Fundit

    Kurti thotë se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani

    Policia konfirmon raportin e DEMOS, Ndalohen gjashtë persona gjatë vënies së gurthemeleve për urat mbi Ibër

    Bllokohet rruga për në Pikën Kufitare në Merdarë nga qytetarët serb

    Agim Bahtiri e kap “kacinë”, ministri Elbert Krasniqi e tall “nuk e ke pru Shakirën”

    Kurtit në Mitrovicë s’i pëlqen pyetja nëse do të shkojë në takim te Osmani, insiston të flitet vetëm për urat

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.