Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Qeveria thotë se ulja e pensioneve të mësimdhënësve, është “gabim teknik”

    17/01/2024 18:01
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nuk ka asnjë vendim të Qeverisë së Kosovës për uljen e vlerës së pensionit për punëtorët e arsimit që kanë punuar gjatë viteve ‘90, por ka ndodhur një gabim teknik, ka konfirmuar Qeveria e Kosovës.

    Zyrtarët e Qeverisë kanë shpjeguar se gjatë shpërndarjes së mjeteve për këtë kategori pensionistësh, “janë paraqitur disa probleme teknike, të cilat me t’u evidentuar janë përmirësuar menjëherë”.

    Gjatë ditës së martë, më 16 janar, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka marrë një numër ankesash nga degat e saj nëpër komunat e Kosovës, si dhe nga pensionistët, ish-mësimdhënës gjatë viteve ’90, se në muajin janar, pensionet e dedikuara për këtë kategori, kanë qenë më të ulëta rreth 25 për qind, në krahasim me muajt e kaluar.

    Një ankesë të tillë e ka shprehur edhe Brahim Peli nga Novosella, komuna e Pejës, i cili gëzon të drejtën ligjore për pensionin e mësimdhënësit gjatë viteve ‘90.

    Ai i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në muajt e kaluar ka marrë pensionin në vlerë prej 102 eurosh, ndërkaq në janarin e këtij viti vlera e pensionit ka qenë 77 euro.

    “Në këtë muaj, e pashë se ishin 25 euro më pak. Shkova në entin social dhe më thanë se nuk kanë asnjë lloj konfirmimi (lidhur me uljen e vlerës së pensioneve) dhe se edhe disa të tjerë janë ankuar”, ka thënë Peli.

    Sipas tij, edhe ish-kolegët kanë pasur problem të njëjtë dhe disa prej tyre i janë drejtuar sindikalistëve të arsimit në Pejë.

    “Të gjithë ata të pensionuar që janë duke e gëzuar këtë shtesë (pensioni për mësimdhënësit e viteve ’90) kanë ardhur dhe janë ankuar tek unë. Por, ne nuk kemi forcë që mund ta ndryshojmë këtë gjë”, ka thënë Isuf Lajçi, përfaqësues i SBASHK-ut në Pejë.

    Nga selia e SBASHK-ut në Prishtinë, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se ankesa ka pasur në të gjitha komunat e pensionistëve se, ish-mësimdhënësve të viteve ’90, u janë ndarë pensione më të ulëta për 25 për qind.

    Ligji për statusin e punëtorëve të arsimit në gjuhën shqipe, gjatë viteve 1990 deri 1999, i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2019, përcakton njohjen e përvojës së punës dhe të drejtën për kompensim, të të gjithë punëtorëve të arsimit, të cilët kanë punuar përgjatë atyre viteve, sipas sistemit arsimor në gjuhën shqipe, që asokohe ishte paralel ndaj sistemit arsimor të regjimit serb.

    Artikuj të ngjashëm

    Mbahet takimi i dytë i Këshillit të Partneritetit mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar

    Të gjitha vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e sotme

    Kur do të jepen 100 eurot për pensionistët dhe fëmijët, flasin nga Ministria e Financave

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.