Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gashi:Agjencia e Inteligjencës në Serbi po merr informacione direkte nga persona që jetojnë në Kosovë

    15/01/2024 18:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bejtush Gashi, ka thënë se Agjencioni i Inteligjencës së Serbisë është duke marrë informacione për Kosovën nga njerëz që jetojnë këtu.

    Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai është deklaruar kështu pasi u shfaq një grafikon të cilin e ka publikuar BIA në të cilin janë zyrat e pikave të OVL UÇK-së në Kosovë.

    “Kjo realisht tregon një përqendrim të aktiviteteve që zhvillon Agjencioni i Inteligjencës më tepër për opinionin e brendshëm, për faktin se ky agjencion vepron dhe punon mbështetur në inteligjencën humane, ku Serbia realisht ka qasje dhe mundësi të marrë informacione nga terreni përmes njerëzve që jetojnë në Republikën e Kosovës”, ka thënë Gashi.

    Ai ka shtuar se aktivitetit të këtyre agjencioneve të inteligjencës  janë për të mbuluar dështimet në rrafshin ushtarak dhe diplomatik.

    “Aktivitetet e tilla në rrafshin tradicional Serbia gjithmonë i ka zhvilluar, fatkeqësisht është njëri prej agjencioneve nuk ka pësuar reformë që nga themelimi i saj në aspektin veprues dhe strukturor, por në rrethana të caktuara kohore ajo është mbështetur te aktiviteti dhe aktivitetet të drejtpërdrejta të këtij agjencioni, i cili në aspektin operativ zhvillon aktivitete brenda dhe jashtë Serbisë, ose nëse mund të përkufizohet edhe veprime operative sulmuese ku target është territori i Republikës së Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës”, ka thënë Gash

    Artikuj të ngjashëm

    Gashi: Serbia ka hequr dorë nga NATO-ja

    Gashi: Grupet krimanale serbe po i sfidojnë institucionet e Kosovës

    Rasti “Subvencionet 3”: Dënohen 4 persona me nga 6 muaj burgim, njëri nga ta detyrohet t’i kompensojë 63 mijë euro

    Të Fundit

    KEDS del me njoftim: Këto janë vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

    Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?

    Moore: Serbia s’guxon të ndërmarrë veprime ushtarake – është e vetëdijshme për rolin e NATO-s në Kosovë

    Lladrovci: S’ka bir nëne që më heq nga PDK-ja

    Kurti e Vuçiq përballen sot në Shkup

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.