Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Haxhiu për Kodin Civil: S’jam e bindur që mund ta procedojmë në Kuvend nëse nuk jemi të bindur se mund të kalojë

    10/01/2024 12:01
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk ka ndonjë datë se kur do të procedohet në kuvend Kodi Civil, derisa shtoi se varet nëse do t’i kenë votat.

    Ajo, në një konferencë për media, tha se për votimin e këtij ligji, përgjegjësi ka edhe opozita.

    “Kodi Civil është shumë i rëndësishëm për Qeverinë e Republikës së Kosovës. Nuk ka të bëjë se nuk jemi për atë dokument, sepse konsiderojmë se janë shumë të rëndësishme të drejtat e njeriut në Republikën e Kosovës, dhe Kodi Civil i avancon këto të drejta. Ne jemi marrë vetëm me një temë, 1148, por kemi rënë edhe në shumë të drejta tjera që qytetarët mund t’i gëzojnë nëse hyn në fuqi Kodi Civil, sepse Kosova nuk ka Kod Civil dhe ligjet në fuqi janë të stërvjetëruara dhe nuk janë në përputhje me rrethanat. Nuk jam e bindur që mund ta procedojmë në Kuvendin e Kosovës nëse nuk jemi  të bindur se mund të kalojë, nuk mund ta përballojmë situatën nëse Kuvendi sërish refuzon ta votojë një dokument të tillë.”

    “Jemi në përpjekje maksimale që të kalojë, në komunikim me deputetët e grupit tonë parlamentar nuk mund të them sot me siguri se i kemi apo nuk i kemi, megjithatë jam optimiste se në momentin kur ta procedojmë edhe do të kalojë. Këtu përgjegjësi ka edhe opozita, sepse ata po thonë që po i përfaqësojnë qytetarët e Kosovës, nëse është kështu, atëherë duhet të votojnë ligje të cilat i shërbejnë qytetarëve”, tha Haxhiu.

    “Ne e kemi në agjendë legjislative Kodin Civil, por nuk mund të themi me siguri se kur pritet sepse varet nëse i kemi votat në Kuvend. Përndryshe Kodi Civil është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Qeverinë dhe ne nuk do të tërhiqemi nga drafti që e kemi proceduar më herët”, përfundoi ajo.

    Artikuj të ngjashëm

    Haxhiu: Ligji për Këshillin Prokurorial është publikuar në Gazetën Zyrtare, ja kur hyn në fuqi

    “Pse nuk u tërhoqet pasi nuk i kishit votat?” momenti kur gazetarja në Shqipëri e vë në siklet Albulena Haxhiun

    Reagon Albulena Haxhiu: Pacollit detyrohemi t’ia kthejmë paratë e tij, s’ka teori që ai ta marrë pronësinë e Grandit

    Të Fundit

    E trishtë në Greqi: 14-vjeçarja shqiptare bie nga një urë 10 metra e lartë

    Tasholli thotë se Vetëvendosje është “e plagosur politikisht”: Me Haxhiun po tentojnë ta mirëmbajnë pushtetin

    Çitaku: Ftesa e Kurtit ishte farsë, ai takimin e cilësonte kompromis 

    Çitaku: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese me një lëndë të re

    Franca në gjendje emergjente, mbyll mbi 1300 shkolla për shkak të nxehtit ekstrem

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.