Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Haxhiu: Opozita s’do të çlirohet sistemi i drejtësisë nga kapja e tyre

    08/01/2024 21:51
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, tha se opozita po do të mos e çlirojë sistemin e drejtësisë nga kapja.

    “Ata po dojnë që mos me çliru sistemin e drejtësisë nga kapja e tyre. Si kanë vepru ata dhe si tentojnë ta mbajnë të kapur sistemin e drejtësisë, ne e kemi parë. E mira e Qeverisë tonë është që na e dimë qysh duhet mos me funksionu sistemi i drejtësisë me urdhra prej politikës, qysh nuk duhet me u thirrë prokurori, qysh nuk duhet me u thirrë gjyqtari në telefon, me i thanë vendos kështu, vendos ashtu, qysh nuk duhet me u ndërhy në procese të rekrutimit. Pra, na e dimë qysh s’duhet me funksionu, pra na e dimë qysh kanë vepru ata”, tha Haxhiu.

    Haxhiu tha se shumica e reformave në sistemin e drejtësisë duket se po hasin në rezistencën e opozitës.

    “Duket që kanë shumë interesa të mëdha brenda sistemit të drejtësisë që tanimë po tentojnë që ta përdorin Gjykatën Kushtetuese për t’i penguar këto. E kuptoj, edhe një herë po e sqaroj që kanë të drejtë të dërgojnë reforma në Gjykatën Kushtetuese, por nuk ish dashtë reforma që ndërlidhen drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve me i pengu kësisoj”, tha Haxhiu.

    Lidhur me Ligjin për KPK-në, tha se kanë pasur tri opinione të Komisionit të Venecias, ku në të dytin kishin marrë dritën e gjelbërt.

    “Ju e dini që kemi pas dy herë radhazi opinione të Venecias në raport me këtë ligj, dhe i fundit ishte i treti, ky në dhjetor të vitit 2023, ku ne në dy versionet e para për KPK-në ku kemi konsideruar ulje të numrit të anëtarëve të Këshillit Prokurorial ne kemi marrë dritën e gjelbër nga Komisioni i Venecias. Pra, në opinionin e fundit të Komisionit të Venecias, të dytin në fakt për ulje të anëtarëve të Këshillit Prokurorial, ne kemi marrë dritën e gjelbër, me justifikimin që për hir të reformave mund të ndërpritet mandati para kohe i anëtarëve të Këshillit, duke qenë që ata përfundojnë mandatin në janar të 2026-ës”, tha Haxhiu.

    Mirëpo, sipas saj iu është thënë që mund t’i lënë disa prej tyre dhe ata kanë lënë tre, e që procedura të bëhet përmes shortit. Por, ky Ligj u dërgua në Kushtetuese nga opozita.

    “Ndonëse kishim dy opinione të Komisionit të Venecias që mbështesnin reformën në Këshillin Prokurorial, që konsideroj që pas Vettingut është një ndër reformat më të rëndësishme, duke pas parasysh problemet që kemi sidomos me Këshillin Prokurorial që s’ka madje, as nuk duket diku në horizont diku një fije shprese që do të përmirësohen kështu me veprime të vetat, pa ndonjë reformë. Pra, nuk ka shpresë që do të reformohen pa reformë ligjore apo kushtetuese. Në këtë drejtim, opozita e kishte dërguar dhe kemi pritur 9 muaj që Gjykata Kushtetuese ta nxjerrë aktgjykimin në raport me Ligjin për Këshillin Prokurorial dhe edhe përkundër që ne kemi marrë opinionin pozitiv nga Venecia, gjykata nuk i kishte përfillë sepse kishte konsideru që nuk mundeni me ua ndërpre para kohe mandatin anëtarëve të Këshillit Prokurorial”, tha Haxhiu.

    Ajo tha se kanë qenë të detyruar ta zbatojnë vendimin e gjykatës, ndërsa theksoi se gjykata kishte vlerësuar se ishte evidente korporatizmi dhe se është e rëndësishme të krijohet balanci brenda Këshillit Prokurorial.

    Haxhiu tha se meqë s’kishin mundësi t’ua ndërprenin mandatin anëtarëve të Këshillit, atëherë për eliminim të korporatizmit vendosën të rrisnin numrin e anëtarëve të Këshillit, ani pse nuk e ka mbështetur, por ishte e vetmja formë për ta ndërtuar balancin dhe eliminuar korporatizmit.

    E njëjta tha se në dhjetor kanë marrë opinionin e tretë të Venecias, ku sipas saj ata theksojnë se problemin më të madh e ka shkaktuar vetë Gjykata Kushtetuese, që nuk ka lejuar ndërprerje të mandateve.

    “Në këtë drejtim, Venecia ka sugjeruar që të vazhdojmë me reformën në Këshillin Prokurorial përmes 7 anëtarëve, siç është versioni i përhershëm edhe në Ligjin për Këshillin Prokurorial dhe ka konsideruar që nuk është adekuate të rritet numri i anëtarëve të Këshillit”, tha Haxhiu. /BetimipërDrejtësi

    Artikuj të ngjashëm

    Haxhiu: Ligji për Këshillin Prokurorial është publikuar në Gazetën Zyrtare, ja kur hyn në fuqi

    “Pse nuk u tërhoqet pasi nuk i kishit votat?” momenti kur gazetarja në Shqipëri e vë në siklet Albulena Haxhiun

    Reagon Albulena Haxhiu: Pacollit detyrohemi t’ia kthejmë paratë e tij, s’ka teori që ai ta marrë pronësinë e Grandit

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.