Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    70 kallëzime penale e 400 shkyçje më 2023, ujësjellësi i Prishtinës thotë se mbi 45 milionë euro ia kanë borxh qytetarët

    05/01/2024 09:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Mbi 70 kallëzime penale e mbi 400 shkyçje ilegale i ka bërë Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” gjatë vitit 2023. Kështu ka deklaruar zëdhënësja e kësaj kompanie, Arjeta Mjeku.

    Mjeku ka folur edhe për shumën e lartë të borxhit që e kanë konsumatorët ndaj kësaj kompanie. Vetëm në zonën e Prishtinës, borxhi është 11 milionë euro, ndërsa totali i tetë komunave që furnizohen nga KRU “Prishtina” është mbi 45 milionë euro.

    Megjithëkëtë, Mjeku ka apeluar te qytetarët që t’i paguajnë shërbimet e tyre, në të kundërtën do të shkyçen dhe do të vazhdojnë me procedura të përmbarimit.

    Mjeku ka thënë se gjatë vitit të kaluar është rritur intensiteti  punës por që nuk u ka munguar as vullneti për realizimin e planeve.

    “Kemi pas sfida, por edhe aksione për identifikimin e konsumatorëve ilegalë në zonën e shërbimit, kemi rritur intensitetin e punës, ku janë shkyçur shumë konsumatorë nga furnizimi me ujë të pijshëm, po ashtu me dhjetëra lëndë u kemi dërguar për kallëzim penal. Pastaj sfidë tjetër ka qenë niveli i manganit rritja e nivelit të manganit në liqenin e Badocit me që ne i furnizojmë qytetarët me ujë të pijshëm përmes autoboteve dhe me këtë rast falënderoj edhe KEK dhe ujësjellësin e Gjakovës se na kanë ndihmuar me autobot”, u shpreh Mjeku, teksa kampion të borxhit ndaj kësaj kompanie janë qytetarët e Prishtinës me 11 milionë euro. E që nga paslufta, ky borxh kap shifrën e 28 milionë eurove”.

    “Për kallëzime penale mbi 70 e mbi 400 shkyçje ilegale e vizitorë kemi pasur çdo dite, një ekip mbi 150 konsumatorë, u kemi dërguar vërejtje sidomos ata që kanë borxhe për shërbimet e ujësjellësit. 11 milionë euro borxhi në zonën e Prishtinës gjatë vitit 2023 e nëse flasim nga paslufta, borxhi total është 28 milionë euro nga paslufta, e borxhi total i tetë komunave është mbi 45 milionë euro”, u shpreh tutje Mjeku.

    Punë të madhe, thotë Mjeku, kanë bërë edhe në procesin e inkasimit ku gjatë vitit të kaluar kanë rritur arkëtimin në 105 për qind.

    “… shkalla totale e inkasimit 89.9% në vitin 2022 105% në vitin 2023 kemi arrit rritjen e arkëtimit, dhe po ashtu duhet të falënderojmë edhe mediat sepse pa përcjelljen e tyre në aksionet tona s’do kishim mundur ta arrijmë këtë arkëtim, po ashtu në asistencë na ka dal edhe Policia e Kosovës dhe të gjitha këto kanë ndikuar në shkallën e mire të inkasimit”, u shpreh ajo.

    E reshjet e kohëve të fundit kanë bërë që niveli i ujit në liqenin e Badocit e Batllavës të jetë i duhuri.

    “Ujë ka mjaftueshëm ka se liqeni i Badocit veçse ka arritur maksimalen e kapërderdhjes edhe liqenin  e Batllaves e kemi mirë, pra s’kemi probleme më me ujin e pijes pasi është arritur niveli, mirëpo kriza e manganit është shfaqur në moment të papritur dhe u munduam së bashku me Institutin e Shëndetit Publik ta menaxhojmë më së miri sepse ishin zona nga liqeni i Badovcit por uji i pijshëm nuk u ka munguar qytetareve përmes autoboteve ata që nuk kishin mundësi furnizimi për shkak të kushteve ekonomike për blerje, tashmë gjithçka është stabilizuar”, thotë Mjeku për EO.

    Artikuj të ngjashëm

    Mjeku: Njoftimi i ujësjellësit i shkruar me dorë u bë me qëllim

    Të Fundit

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar

    Amerika feston pavarësinë, pamje nga hedhja e fishekzjarreve në Prishtinë

    Përgënjeshtrimi nga Brukseli: Si gënjeu Vuçiqi për takimin me Von der Leyen?

    Mehmetaj kritikon VV-në: Po i japin veto Listës Serbe për bllokimin e shtetit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.