Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Gllamnik të Podujevës, ku një veturë e ka goditur një biçiklist.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00.
Lajmin ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar biçiklisti, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.
Ahmeti u shpreh se policia e ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.