Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Raci: Janari, vendimtar për Asociacionin – do të ketë vizita të diplomatëve nga shtetet kryesore 

    03/01/2024 18:41
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Analisti politik, Gazmir Raci, ka thënë se muaji janar do të jetë vendimtar për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

    Raci tha se gjatë janarit do të ketë vizita të diplomatëve të shteteve kryesore që e mbështesin dialogun për të parë se si do të ecet tutje.

    “Besoj se kah fundi i janarit do të dihet qartë se a do të kemi draftin e propozuar nga ndërkombëtarët si opsion ‘merre ose lëre’, apo do të kemi tashmë edhe deklaratën e kryeministri i cili pak para Vitit të Ri shkruante se ai do të dalë me një propozim për draft-statutin sepse Lajçaku e tha që kjo është çështje e brendshme”, tha Raci në Klan Kosova.

    Tutje, Raci tha se propozimi që është në tavolinë për sa i përket draft-statutit të Asociacionit dhe papranueshmërisë së mazhorancës për të, kryeministri i vendit, Albin Kurti mund të kërkojë votëbesim të ri tek qytetarët.

    “Për shkak të një drafti të papranueshëm për këtë mazhorancë, kryeministri mund të kërkojë një votëbesim të ri tek qytetarët, por ai duhet të japë edhe alternativën e tij mbi atë se si do ta zgjidh ai këtë problem, pasi Asociacioni vazhdon të jetë problem për Kosovën”, tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Raci: Mendoj se vjeshta është stina kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare

    Raci: Nuk kemi ku me i ikë moszbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e pronave

    Raci reagon pas raportimeve se e ka ndërruar fenë: Lajme të rreme, do të hapi rast në polici

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.