Këngëtari i muzikës turbo-folk, Labinot Tahiri është paguar mbi 10 mijë euro në Natën e Vitit të Ri.
Ai, ka publikuar faturën e pagesës që ka përfituar në një ndejë më 31 dhjetor.
Sipas dëshmisë së faturës së publikuar, ish-deputeti ka përfituar 10.500 euro. Ka thënë se ka paguar mbi një mijë euro tatim.
Tahiri ka thënë se i paguan tatim shtetit që nga viti 2005.
“Adem Jashari i ka dhan 60 antarë për kërë Kosovë e unë shembull personalisht mos me ia pagu tatimin shtetit, i bie që ateherë qenkam anti Kosovë e anti ketij shteti, e po ashtu kot i rrej femijet se Kosova është e shenjtë”, ka shkruar Tahiri në një postim në Facebook.
Tahiri është shprehur se shteti është mbi të gjitha, “e pastaj ne”.