Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Për 24 orë, Policia konfiskon 71 patentë shoferë

    28/12/2023 17:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Derisa urdhri operativ “Siguria në Trafikun Rrugor 2023” është duke vazhduar të implementohet, Policia e Kosovës ka konfiskuar 71 patentë shoferë, ka realizuar 587 pika kontrolli të automjeteve dhe 67 inspektime të menaxhmentit policor.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke vazhduar implementimi i urdhrit operativ “Siguria në Trafikun Rrugor 2023” dhe se do të jetë aktive në zbatimin e planeve konkrete operacionale.

    “Policia monitoron gjendjen e sigurisë dhe menaxhon me trafikun rrugor me njësitet e saj, ku njëkohësisht kërkon nga të gjithë qytetarët që të jenë vigjilent dhe të kujdesshëm që të shmangin veprime të cilat mund të rrezikojnë sigurinë e tyre dhe sigurinë e të tjerëve në përgjithësi”, thuhet në komunikatën për media të Policisë së Kosovës.

    Tutje njoftoht se urdhri operativ “Siguria në Trafikun Rrugor 2023” në vazhdimësi po implementohet nga njësitet policore në terren dhe ka për qëllim uljen e aksidenteve rrugore në përgjithësi.

    Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 587 pika kontrolli të automjeteve (PKA), përderisa për shkelje ligjore në trafik janë konfiskuar 71 patentë shofer.

    Për të arritur objektivat e përbashkëta për një siguri të qëndrueshme rrugore dhe qarkullim pa pengesa, Policia e Kosovës ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, veçanërisht nga drejtuesit (vozitësit) e automjeteve që të shmangin veprimet të cilat ndikojnë në shpërqendrimin e tyre gjatë vozitjes, si;

    – në përgjithësi vozitjen e automjetit ta përshtatin me gjendjen dhe kushtet në rrugë.​

    – t’i shmangen përdorimit të telefonave mobil gjatë drejtimit të automjetit,

    – të respektojnë shenjat për kufizimin e shpejtësisë

    – të mbajnë distancën e duhur në mes automjeteve gjatë qarkullimit, e të tjerë.

    Artikuj të ngjashëm

    Policia e Kosovës ndan mirënjohje për personelin mjekësor

    Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një personi të kërkuar për vjedhje

    Policia patrullon me vetura inteligjente në katër komunat veriore

    Të Fundit

    Hargreaves: Ushtrimi i sotëm demonstroi aftësinë e FSK’së për bashkëpunim me ShBA’në e partnerët e NATO’s

    Zbulohet paga e Luka Modric tek AC Milan

    ​Sfida Shqipëri-Serbi, 1 500 forca policie të angazhuara për ruajtjen e sigurisë

    Rubio flet me Fidanin për të mbështetur bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

    Stresi reagon pas arrestimit të anëtarit të VV-së për drogë: Nëse ka pa drogë najher me sy, ja u kam jetën borxh

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.