Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Bieber: Një hetim ndërkombëtar mënyra më e mirë për të nga kriza paszgjedhore në Serbi

    26/12/2023 09:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Florian Bieber, profesor në Universitetin e Grazit, njëherit njohës i zhvillimeve në Ballkan, ka thënë se demonstrimi i marrëdhënieve të ngushta mes autoriteteve serbe dhe Federatës Ruse në lidhje me zgjedhjet e 17 dhjetorit, është një mesazh për përdorim të jashtëm, jo të brendshëm, derisa ka bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar për parregullsitë që janë vënë në pah si nga opozita serbe, por edhe nga bashkësia ndërkombëtare.

    “Perëndimit i thuhet – nëse nuk na përkrahni më dhe nëse kërkoni shumë që të hetohen parregullsitë në procesin zgjedhor, ne kemi një partner tjetër, Rusinë, dhe mund të mos i shesim më armë Ukrainës”, ka thënë fillimisht Biber për “Zërin e Amerikës”.

    “Kjo do të thotë se nuk pres që Serbia të marrë mbështetje serioze në aspektin e sigurisë nga Rusia, por po i dërgohet një sinjal Perëndimit që të mos i shqyrtojë shumë gjërat në Serbi”.

    Zgjedhjet e fundit në Serbi janë shënuar me parregullsi të mëdha. Partia Progresive Serbe (SNS), e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, është akuzuar se ka përdorur pushtetin – të cilin e ka që 10 vjet – për të manipuluar zgjedhjet, çka ka bërë që opozita, përkatësisht koalicioni “Serbia kundër dhunës”, të mos e njoh rezultatin e zgjedhjeve, dhe për këtë kanë dalur edhe në protesta.

    Mirëpo, Biber nënvizon se këto nuk janë parregullsitë e para të regjistruara në zgjedhjet në Serbi në dekadën e fundit, por se është hera e parë që Perëndimi fokusohet në të, dhe shton se ka një problem, sepse Perëndimi “po kalon top për hetimin e parregullsive tek institucionet në Serbi”.

    “Këtë e bëjnë edhe pse e dinë se institucionet në Serbi nuk janë të pavarura dhe nuk janë në gjendje ta hetojnë. Duhet të ketë një proces që të përfshijë opozitën, organet e pavarura dhe organizatat joqeveritare, si KRRTRSH-ja dhe të tjera që po e vëzhgojnë. Mendoj se deklaratat e tilla të autoriteteve serbe janë përpjekje për të parandaluar këtë lloj ndërhyrjeje”.

    Bieber beson se një hetim ndërkombëtar i pavarur, i cili mund të udhëhiqet nga një organ i Bashkimit Evropian, do të ishte mënyra më e mirë për të dalë nga kriza paszgjedhore, derisa pohon se do të ishte më mirë nëse do të vinte me sugjerimin e BE-së, dhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Pyetja, megjithatë, është nëse kjo do të ndodhë, potencon Bieber, sepse mesazhet që vijnë nga Uashingtoni, në vlerësimin e tij, “për hetimin e parregullsive zgjedhore nuk janë aq të forta sa mund të ishin”.

    “Mendoj se është e qartë se ka një farë dinamike gjeopolitike që e pengon ShBA-në të flasë qartë dhe me zë të lartë kundër vjedhjes së zgjedhjeve dhe kjo, për fat të keq, gjithashtu pengon një pozicion më të qartë dhe më të unifikuar të BE-së dhe SHBA-së. Megjithatë, pres që ata të shohin se marrëdhëniet e mira me Serbinë nuk mund të ndërtohen me këtë lloj regjimi dhe vjedhje zgjedhore, por ne ende duhet të shohim nëse SHBA-të janë të gatshme ta bëjnë këtë”, tha Biber.

    Sipas tij, pavarësisht se çfarë ndodh, perëndimi nuk do të mund të injorojë atë që po ndodh në Beograd nëse opozita dhe qytetarët janë këmbëngulës dhe jo të dhunshëm në kërkesat e tyre për përsëritjen e zgjedhjeve.

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.