Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën “Shkodrani” në Rahovec.
Aksidenti mes tri veturave ka ndodhur sot në orën 18:00.
Rastin e ka knofirmuar Policia e Kosoves, ku thuhet se tashmë njesitet kompetente ndodhen në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 18:00 është raportuar aksident trafiku në rrugën ‘Shkodrani’ në Rahovec (rruga Rahovec-Malishevë). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë tri automjete”, ka thënë Elezaj.