Opinionisti Ermal Sadiku ka folur për arritjet në ekonominë e vendit për këtë vit.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka treguar se në cilat aspekte qëndron Kosova më mirë se vitin e kaluar.
“Faktet që mundem me u pa sa është GDP-ha, sa janë paret që janë duke u ruajtur apo janë kursyer nga qytetarët, numri i bizneseve të hapura, numri i papunësisë, teknikisht nëse e bëjmë një analizë të krejt këtyre proceseve jemi më mirë se vitin e kaluar. Në shumicën e gjërave jemi pak më mirë nëse i marrim komplet si statistikë apo si numra, se si kemi qenë vitin e kaluar, por kjo gjë e zakonshme nëpër botë jo vetëm në Kosovë”.
“Kur e krahason një diçka të mirë duhesh ta krahasosh me atë se ku kemi mujt me qenë, e dyta se ku janë fqinjët tanë edhe matematikisht nuk është shumë e saktë nëse themi se jemi ma mirë, varet me çka e krahason”, ka thënë Sadiku.
Ai ka thënë se Kosova qëndron më keq në investimet e huaja.
“Nëse flasim për dogana, investimet e huaja janë shumë më të larta në shtetet fqinje, me investime të huaja jemi shumë mbrapa,jemi vendi me më së paku investimeve të huaja në rajon, jemi vendi me më sa paku start-up të hapura në vitin e fundit në krahasim me shtetet e huaja. Teknikisht me taksat i kemi fantastike kushtet për hapjen e bizneseve edhe për investime të huaja”, ka thënë Sadiku