Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hashani: Fondi Sovran është duke u krijuar për t’i mbuluar dështimet e ndërmarrjeve publike

    20/12/2023 21:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Dekani i Fakultetit Ekonomik (AAB), Medaim Hashani ka deklaruar se Ligji për Fondin Sovran më së paku i nevojitet Kosovës.

    Sipas Hashanit, ndërmarrjet publike në vend kanë dështuar në aspektin e menaxhimit, e të njëjtat sipas tij, po mundohen që me Ligjin për Fondin Sovran t’i mbulojnë dështimet.

    “Mendoj që për me u bë ky ligj edhe pse unë jam pro privatizimit të të gjitha ndërmarrjeve publike, do me thënë nuk e përkrahi centralizimin e menaxhimit të ndërmarrjeve publike siç po mendohet me u bë me Ligjin e Fondit Sovran. Këto ndërmarrje publike kanë dështu në aspektin e menaxhimit, qytetarët e Kosovës kanë votu për një qeveri më ndryshe e kanë dhënë atë përqindjen që e ka marrë kjo Qeveri dhe për shkak të dështimeve të cilat kanë ndodhur, është duke u bë një ligj i ri që me i mbulu këto dështime të menaxhimit të këtyre ndërmarrjeve publike. Nëse ne i analizojmë të gjitha ndërmarrjet publike në Kosovë gjenerojnë me humbje dhe dështimi në menaxhim ka ardhë si rezultat i politizimit të bordeve që janë emëru në këto ndërmarrje publike”, deklaroi Hashani në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

    Tutje dekani i Fakultetit Ekonomik potencoi se ky ligj është i rrezikshëm për vendin tonë, për arsye se siç tha ai, kemi një ligj që është mbi ligje.

    “Nuk ka asnjë reformë me këtë ligj, do me thënë nëse e analizojmë zoti Kurti e ka potencu edhe gjatë fushatës që do të mbyllet Agjensioni Kosovar i Privatizimit dhe me mbylljen e agjensionit do të krijohet Fondi Sovran. Unë mendoj se është një ligj i rrezikshëm për Kosovën, për arsye se kemi një ligj që është mbi ligje do të thotë janë shumë ligje të cilat nuk do të respektohen nga ana e këtij ligji të fondit, për shembull Ligji i Prokurimit për Shoqëri Tregtare, Ligji i Punës, Ligjet për Ndërmarrjet Publike të cilat nuk vlejnë për këtë ligj”, shtoi Hashani.

    Të Fundit

    Osmani për Betejën e Loxhës: Luftëtarët e UÇK-së dëshmuan se vullneti për liri është më i fortë se çdo makineri lufte

    Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

    Trump vendos afat për marrëveshje tregtare – bota në pritje të 9 korrikut

    Gjendjet një trup i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit, dalin detajet e para

    Kosova rrit importin nga Serbia mbi 100%, Gërxhaliu: Kjo e dëshmon më së miri efektin e shkatërrimit të sektorit privat

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.