Subvencionet e ofruara nga Qeveria nuk janë mënyra e duhur e udhëheqjes së shtetit, kështu ka shprehur bindjen e tij analisti Dibran Hoxha.
Ai ka theksuar se ky vendim po paraqet imazhin e Kosovës si një shtet të varfanjakëve, të mbështetur prej lëmoshës dhe “vitrave” apo “sadakave”.
Hoxha ka kritikuar situatën socio-ekonomike duke theksuar mungesën e shërbimeve të rëndësishme të ofruara nga shteti, si arsimi dhe punësimi.
Ai ka theksuar se në mungesë të këtyre shërbimeve, qytetarët janë të detyruar të marrin përsipër nevojat e tyre me ndihmën e subvencioneve, duke sjellë në dukje “varfërinë” e shtresave të ndryshme shoqërore.
“Sipas bindjes time të plotë nuk është kjo mënyra se qysh qeveriset. Edhe këta janë duke na portretizuar si një shtet të varfanjakëve, një shtet që mbahet prej lëmoshës, “vitrave” apo “sadaka”, nuk e di por po mundohem në dy rrafshe me analizu. Në rrafshin socio-ekonomike shërbimet që nuk i ofron shteti dhe si ndikojnë ato në jetën tonë, dhe në rrafshin e mendësisë si ndikon ajo”, ka deklaruar ai.
Hoxha ka bërë një analizë të situatës duke theksuar se, në kushte kur shërbimet bazike nuk janë të siguruara nga shteti, subvencionet 100 euro nuk janë zgjidhje afatgjatë.
Ai ka shprehur keqardhje për mungesën e infrastrukturës, duke theksuar se shpërndarja e këtyre fondeve nuk adreson nevojat themelore, si ndërtimi i çerdheve për fëmijët.
Gjithashtu, Hoxha ka bërë thirrje për një qasje afatgjatë dhe sistemike në ofrimin e shërbimeve nga shteti, në vend të përdorimit të subvencioneve si lëmoshë të përkohshme.
“Në pamundësi që shteti me ardh te na përditë na vjen dy herë ose tri herë në ditë, sepse kur nuk ofron shërbime bazike siç është arsimi siç është punësimi zhvillimi ekonomik andaj duhet lëmosha. Një fëmijë i sotëm mund të marrë 10 euro, por s’ka ku të shkojë në çerdhe sepse janë premtu 160 çerdhe janë ndërtu 5 apo 6. Dhe po të ishin këto 100 euro që munden me na shërbye për atë qëllim pra besoj në çerdhe private mund të paguash për një muaj. Por është dashur që shteti të na vijë për ditë jo një herë në vit me lëmosha prandaj kur nuk ka shërbime na vijnë këto 100 euro”, ka deklaruar Hoxha në Debat Plus.