Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Haxhiu: Shumica e grave të mbijetuara të dhunës në familje janë të papuna

    07/12/2023 10:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur gjatë lansimit të Masës për Punësimin e Grave të Mbijetuara të Dhunës.

    Ajo e quan këtë masë si një aktivitet të rëndësishëm, pasi siç njofton “shumica e grave të mbijetuara të dhunës në familje janë të papuna”.

    Ministrja potencoi se “fakti që ato janë të papuna, sjell situatën ku për shkak të kushteve të rënda financiare detyrohen që të kthehen në vendin e krimit, pra aty ku ka ndodh dhuna”.

    Gjatë lansimit të masës, Haxhiu shpreson që sa më shpejt Gjykata Kushtetuese të jap edhe vendimin për Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

    “Kemi organizuar mbi 80 aktivitete në secilën komunë të Kosovës, ky është njëri nga aktivitetet më të rëndësishme. Ndërlidhet me fuqizimin ekonomik të grave, punësimin e grave të mbijetuara të dhunës në familje. Në bazë të kontakteve tona me ato, shumica e grave të mbijetuara të dhunës në familje janë të papuna. Pra sfida më e madhe është mungesa e një vendi të punës sikurse edhe strehimi”.

    “Ne urojmë që shumë shpejt edhe Gjykata Kushtetuese të jap edhe vendimin për Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Sepse në komunikim me ministirn e financave kemi theksuar që është e rëndësishme që pasuritë që konfiskohen që janë krijuar në mënyrë të pajustifikueshme tu jepen kategorive që kanë më së shumti nevojë, që janë edhe të mbijetuarat e dhunës në familje. Fakti që ato janë të papuna, sjell situatën ku për shkak të kushteve të rënda financiare detyrohen që të kthehen në vendin e krimit, pra aty ku ka ndodh dhuna”.

    “Në këtë proces, Ministria e Drejtësisë do të ketë rol kyç bashkë me Agjencinë e Punësimit, po ashtu strehimoret. Ne do të japim informacionet e sakta se kush nga personat që aplikojnë është e mbijetuar e dhunës në familje. Kjo do jetë në konfidencë të plotë”, theksoi Haxhiu

    Artikuj të ngjashëm

    Haxhiu: Ligji për Këshillin Prokurorial është publikuar në Gazetën Zyrtare, ja kur hyn në fuqi

    “Pse nuk u tërhoqet pasi nuk i kishit votat?” momenti kur gazetarja në Shqipëri e vë në siklet Albulena Haxhiun

    Reagon Albulena Haxhiu: Pacollit detyrohemi t’ia kthejmë paratë e tij, s’ka teori që ai ta marrë pronësinë e Grandit

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.