Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka komentuar rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, që dyshohet se u orkestrua nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
Ai shtoi se ky rast i femicidit në Kosovë tregon nevojën për adresimin e kësaj çështjeje në nivel të shoqërisë.
Hovenier, në konferencën për Integritetin e Informacionit të organizuar nga NDI, theksoi nevojën që në Kosovë të ketë një demokraci të fortë dhe promovim të drejtave të njeriut, shkruan KP.
Lidhur me këtë, ai shtroi kërkesën për pjesëmarrje të sigurt të grave në shoqëri.