Sociologu, Jeton Brajshori, në RTV Dukagjini, lidhur me rivarrimin e Liridona Ademajt ka thënë se kjo është sikur të vritet për herë të dytë, duke shtuar se është një rast jashtëzakonisht i rëndë.
Ai ka thënë se është brengosëse që dhuna ka filluar të bëhet normalitet.
Brajshori ka treguar se ka hulumtuar shumë raste të tilla, të paramenduara dhe të planifikuara, dhe sipas Brahjshorit, del që çdo paramendim që bën burri ta vrasë gruan janë planifikime jo të mira.
“Për shkak se motivi është vetëm ta heq partnerin qafe”, ka thënë Brajshori.
“Duhet të kemi pak kujdes edhe tek familja. Tek ne familja gjithmonë ka qenë vlerë tradicionale…, jemi ende shoqëri në tranzicion”, ka thënë tutje sociologu.