Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Morina: Vrasës amator, u mundua t’i zhdukë gjurmët por policia veproi më shpejt

    04/12/2023 17:39
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Refki Morina, nënkolonel i Policisë, tani në pension, ka thënë se në shikim të parë, vrasësi i Liridona Ademajt duket amator.

    Në RTV Dukagjini, Morina thotë se i njëjti ndoshta është mundur të gjejë ndonjë mundësi që mbase edhe t’i zhdukë gjurmët, por që nuk ia doli për shkak efikasitetit dhe veprimit të shpejtë të Policisë së Kosovës.

    “Në shikim të parë vrasësi na duket amator. Ai është munduar të gjejë mundësi, mënyra, se qysh të nesërmen ai ka menduar ta informojë policinë për rastin, është munduar brenda suazave të gjejë mënyrë tjetër… ndoshta edhe gjurmët t’i zhdukë, por fatmirësisht policia ka vepruar ashtu siç duhet”, tha ai.

    Ai thekson se ngjarjet e fundit të ndodhura në vend kanë treguar për një profesionalizëm të Policisë së Kosovës.

    “Kemi të bëjmë me një vepër të rëndë penale, me një skandal. Besoj se do të zbardhet ky rast… Është një rast tronditës, policia ka kryer një punë të mirë me profesionalizëm…  Rastet e fundit, grabitja në Suharekë, arrestimi i personave, rastit tani, tregon një profesionalizëm të Policisë së Kosovës, një punë sistematike të palodhshme të Policisë së Kosovës”, shtoi ai.

    Teksa pyetet se çka mund ta shtyjë një person që të bëjë një akt të tillë, Morina potencon se kjo varet nga personaliteti njerëzor.

    “Varësisht nga personi, ka njerëz pak më mendjelehtë, ka njerëz të dhënë pas pasurisë, varet nga personaliteti njerëzor si është krijuar ai, për atë arsye duhet një bashkëpunim i madh i policisë, institucioneve tona me popullatën”, tha më tej Morina.

    E në anën tjetër, edhe Mensut Ademi, profesor i kriminalistikës, thotë se kryerësi i aktit është jo profesionist.

    “Kjo dukuri nuk është që ndodhë tani. Kemi që tri vite që i paralajmërojmë institucionet e vendit. Të merren masa adekuate para se të ndodhë vepra penale, të vijmë me paralajmërime të hershme përmes institucioneve edukative-arsimore.  Ai që e ka kryer aktin është jo profesionist, arsyeja pse e ka porosit e shohim se ka lloje të sëmundjeve, neurotik, psikopat, skizofren… I kemi dy problematika, asnjëherë shqiptarët nuk e kanë … të ngrehin dorë ndaj femrës. Shohim se ka një fenomen, probleme mendore… veprimet e personit ka elemente të psikopatit por nuk mund t’i ikë veprës penale, duhet të dënohet”, u shpreh ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Morina: Të ketë ndëshkime të forta për vepra penale

    Zëdhënësi emblematik i policisë: S’pranuam të punojmë pa armë

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.