Didier Deschamps ka cilësuar Anglinë si një kombëtarenfavorite për t’u shpallur kampione e Evropës vitin e ardhshëm.
Në një paraqitje për media sot, francezi pranoi se beson se Anglia është skuadra më e frikshme për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.
“A është Anglia kundërshtari më i vështirë në ‘Euro’? Po, ne luajtëm me ta gjatë Kupës së Botës dhe ata kanë një brez të mrekullueshëm. Ata kanë një ekip solid”, tha Deschmaps, shkruan “BeIn Sport”.
Franca dhe Anglia ishin takuar gjatë Kupës së Botës të Katarit 2022, në një ndeshje shumë të diskutueshme çerekfinale, e cila u fitua nga “Gjelat”, megjithëse “Tre Luanët” dukej se dominonin ndeshjen.