Gjatë ditës së sotme është dashur të mbahej séancë e Kuvendit ku do të parashtroheshin pyetje paralamentare për ministrat e Qeverisë Kurti.
Mirëpo mungesa e ministrave e ka nervozuar deputetën e PDK-së, Ganimete Musliu.
Musliu ka thënë se kjo senacë është hajgare.
‘’Është e pakuptim që ministrat mungojnë, kjo është seancë hajgare, ministrat luajnë me neve si deputetë, nuk ja vlen me nejtë në këtë seancë’’, ka thënë Musliu.
E kundër deklaratës së Musliut doli deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi.
Ai u shpreh se seanca duhet të vazhdojë edhe të pyetet ministrat që janë prezentë.