Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka deklaruar dje në Bruksel se Berlini kontribuon në forcimin e sigurisë së përbashkët duke dërguar edhe 150 ushtarë shtesë në misionin e KFOR-it.
NATO dhe BE bashkëpunojnë ngushtë në Ballkan, duke kontribuar për sigurinë përmes misionit EUFORBIH në Bosnje dhe Hercegovinë dhe KFOR-it në Kosovë, dhe Gjermania po forcon sigurinë e përbashkët duke vënë 150 ushtarë në dispozicion të KFOR-it, ka thënë Baerbock pas takimit të shefave të diplomacisë të NATO-s.
Në rrjetin social X, ajo ka theksuar se në Ballkanin Perëndimor paqja shpesh “varet prej fijes së perit” dhe se përkushtimi ndaj NATO-s dhe BE-së në këtë rajon ecin paralelisht.
Gjermania do të kontribuojë me trupa shtesë për KFOR-in, tha Baerbock në një deklaratë.