Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ish-deputeti i LDK-së i bashkohet Aleancës, zyrtarizohet kandidatura e tij për Kryetar të Lipjanit

    25/11/2023 22:13
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se dega e Aleancës në Lipjan ka nominuar ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Ilir Tasholli kandidat për kryetar në zgjedhjet e ardhshme komunale.

    Haradinaj përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se me Ilir Tashollin Lipjanit i ofrohet një mundësi unike. “Ilir Tasholli, një figurë e njohur me përvojë të gjatë në fushën profesionale dhe politike, mori zyrtarisht besimin e Degës së Aleancës në Lipjan për të qenë kandidat për kryetar komune.

    Me një karrierë të bujshme si ish-deputet i Kuvendit të Kosovës dhe angazhime të tjera profesionale, ai i ofron Lipjanit një mundësi unike për një qeverisje të mirë dhe zhvillim ekonomik të shpejtë, një aspekt që Lipjanit i ka munguar për një kohë të gjatë”, ka thënë Haradinaj.

    Postimi i plotë:

    Kisha kënaqësinë të qëndroj në Lipjan, me ç’rast takova strukturat dhe aktivistët e Aleancës në këtë qytet. Në këtë takim z. Ilir Tasholli edhe zyrtarisht mori nominimin e Aleancës për të qenë kandidat i saj për kryetar komune të Lipjanit, në zgjedhjet e ardhshme komunale.

    Ilir Tasholli, një figurë e njohur me përvojë të gjatë në fushën profesionale dhe politike, mori zyrtarisht besimin e Degës së Aleancës në Lipjan për të qenë kandidat për kryetar komune.

    Me një karrierë të bujshme si ish-deputet i Kuvendit të Kosovës dhe angazhime të tjera profesionale, ai i ofron Lipjanit një mundësi unike për një qeverisje të mirë dhe zhvillim ekonomik të shpejtë, një aspekt që Lipjanit i ka munguar për një kohë të gjatë. Suksese të përbashkëta në udhëtimin drejt një të ardhmeje më të mirë për qytetarët e Lipjanit!

    Artikuj të ngjashëm

    Vëllai i Anita Haradinajt martohet, Ramushi ndan momente unike

    Merz zgjedhet kancelar i Gjermanisë, Haradinaj: Suksese në detyrën e re dhe në drejtimin e vendit tuaj mik

    Ramush Haradinaj përkujton Ilaz Kodrën

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.