Dje ka ndërruar jetë Feim Elshani, një ndër dëshmitarët e parë që dëshmoi kundër Slobodan Milosheviq, shkruan GazetaDemos.
Dy ditë më parë kishte pësuar plagë pasi shtëpia e tij u përfshi nga zjarri.
Fillimisht ai ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe më pastaj është transferuar në QKUK për trajtim, ku dhe ka vdekur. Dyshohet se zjarri në shtëpi ka shpërthyer dje pasdite si pasojë e bombolave të gazit.
Varrimi i të ndjerit Feim Mursel Elshani, bëhet sot me datën 25.11.2023 në ora 14:00 në varrezat e fshatit Nagavc të Rahovecit.