Bashkëluftëtari i Mujë Krasniqit, Ali Gashi dhe shoku i Beqir Gashit, Riza Selimi, kanë publikuar këngën e tyre më të re, “Ushtari i Kosovës”, shkruan GazetaDemos.
Ali Gashi ka thënë për GazetënDemos se këtë këngë e ka interpretuar me shumë përkushtim sepse në të e gjen vetën secili ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kujtojmë se Ali Gashi ka qenë njëri ndër bashkëluftëtarët më të afërt të Komandantit Mujë Krasniqi – Kapuçi, kurse Riza Selimi ka qenë shok me Beqir Gashin dhe ka kënduar me të dhjetra e qindra herë.
Mujë Krasniqi vet i 41 ka rënë në betejën e 14 dhjetorit 1998, derisa po sillte armatime nga Shqipëria në viat e frontit të Drenicës./Gazeta Demos/
Kënga e plotë: