Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Lushtaku: Serbia, rrezik për destabilizimin e Kosovës, Kurto*viq tradhtar, me qëllime të njëjta si të Serbisë

    18/11/2023 20:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Njëri ndër figurat padyshim me rëndësi politike në PDK, Sami Lushtaku, shpehu brengën për marrëveshjen e fundit të arritur në Bruksel, duke theksuar se kjo situatë nuk mund të çoj në luftë të re me Serbinë. Por, sipas tij gjithsesi se tashmë dihet se do të ketë zhvillime të rënda. 

    “Ndoshta luftë e konfrontim nuk do të kemi por situata të rënda po”, pohoi Lushtaku, i cili e drejton degën e PDK-së në Skënderaj, një bastion ky i kësaj partie që prej vitit 1999.

    Lushtaku është nervozuar tej mase me kryeministrin Kurti, kur ai e akuzoi e ish presidentin Thaçi për idenë e korrigjimit të kufijve në Paris. Kurti derisa ishte në Forumin e Paqes në Paris, tha mes tjerash tha se ideja e korrigjimit, ishte zgjidhje e dëmshme e ofruar nga autokratët Thaçi dhe Vuçiq.

    “Me lavdu Albin Kurti, Hashim Thaçin unë prekem shumë. Ky nuk është kryeministri im. Veç i pabesi nuk beson. Veç tradhtari mendon se janë tradhtarë krejt. Nëse dikush është tradhtar, ai është Albin Kurti. Për m’u dhe secilin shqiptar është me rëndësi që territori të mos preket. E zgjidhja e fundit nuk iu shërben as vet serbëve. Është i pafytyrë, rrenc e mashtrues. Unë nuk iu besoj atyre që kanë kaluar nëpër kazamatet serbe”, ishte kjo përgjigja me plotë akuza e Lushtakut ndaj kryeministrit Kurti, raporton Kosovelive.

    “Serbia nuk ia falë asnjëherë shqiptarëve të Kosovës për këtë çka ka ndodhë e ku jemi. Ka me i përdorë të gjitha mjetet me e destabilize vendin tonë. E keqja është se kryeministri ynë e ka qëllimin e Serbisë”, mendon me bindje kështu z. Lushtaku.

    Artikuj të ngjashëm

    I tha të shkojë tek psikiatri, Lladrovci i përgjigjet Sami Lushtakut

    Sami Lushtaku i përgjigjet Kurtit: Deklarata më e poshtër, e padrejtë të merret me ata që janë në Hagë

    Lushtaku: Kurtit atë ditë që i humb zgjedhjet ka me ik prej Kosovës

    Të Fundit

    Një foshnje vdes gjatë lindjes në Gjakovë, nisin hetimet

    Oficeri i FSK-së diplomon me sukses në SHBA

    Ngjarje e rëndë në Prizren: Gruaja therr me thikë rëndë burrin dhe ikën nga vendi i ngjarjes – Policia vihet në kërkim

    Një person në Gjilan dyshohet se e sulmoi seksualisht një femër – intervenon Policia

    Alarmon SBASHK-u: Mijëra nxënës u larguan nga vendi, këto janë shkollat që u mbyllën në dy vjetët e fundit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.