Gjatë ditës së sotme është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në një hotel në Gjakovë, shkruan GazetaDemos.
Sulmi ka ndodhur në rrugën “Bardhyl Qaushi”, derisa nga policia nuk ka ndonjë informacion pë të lënduar.
Rastin për Demos e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Atë që mund t’ju konfirmoj është se rreth orës 01:00 kemi pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku është gjetur një gëzhojë plumbi. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Rasti është duke u hetuar”, tha Elezaj.