Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shtyhet gjykimi për vrasjen e ndodhur më 2022 në Baks të Skenderajt

    14/11/2023 13:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Për shkak se mbrojtësi i të akuzuarit Fiton Musliu, avokati Gani Rexha mungoi pa arsye, ka dështuar seanca e së martës në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, në rastin ku Musliu bashkë me Shukri dhe Rexhep Rexhepin, akuzohen për vrasjen e B.M., në vitin 2022 në Baks të Skenderajt.

    Në këtë rast, Shukri dhe Rexhep Rexhepi ngarkohen me veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe armëmbajtje pa leje, kurse Fiton Musliu për veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe armëmbajtje pa leje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Lidhur me mungesën e avokatit Rexha, i mbrojturi i tij Fiton Musliu tha se 20 minuta para se të fillojë seanca, avokati i kishte thënë përmes telefonit se nuk mund të jetë i pranishëm në seancë, pa i dhënë ndonjë arsye.

    Andaj, në mungesë të kushteve ligjore për mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor, meqenëse vepra penale për të cilën akuzohet Musliu kërkon mbrojtje të obligueshme, seanca e sotme u shty ndërsa e radhës u caktua më 24 nëntor 2023.

    Gjykata ia rikujtoi të akuzuarit Musliu se në shqyrtimin e ardhshëm gjyqësor duhet të paraqitet me mbrojtësin e tij ose të njoftojë gjykatën për caktimin e ndonjë mbrojtësi sipas detyrës zyrtare.

    Paraprakisht, gjyqtari i rastit Mentor Hajraj i tha prokurores Fetije Bajrami se në aktakuzë nuk ishte propozuar që të ftohet ndokush për të përfaqësuar në emër të familjes së viktimës. Kurse, prokurorja Bajrami tha se në aktakuzë është bërë një lëshim dhe tani i propozoi Gjykatës që në shqyrtimin e ardhshëm gjyqësor të ftohet edhe përfaqësuesi i familjes së të ndjerit B.M.

    Ndryshe, i akuzuar në këtë rast ka qenë edhe Agim Musliu, ndaj të cilit ishte veçuar procedura pas pranimit të fajësisë për armëmbajtje pa leje.

    Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 19 qershor 2023 ka ngritur aktakuzë kundër Shukri Rexhepit, Rexhep Rexhepit, Fiton Musliut dhe Agim Musliut.

    Shukri dhe Rexhep Rexhepi akuzohen se më 23 korrik 2022, në fshatin Baks, Komuna Skenderaj, në bashkëkryerje, kanë privuar nga jeta viktimën B.M, si dhe kanë plagosur të dëmtuarin Labinot Ademi. Rasti thuhet se ka ndodhur pas një fjalosjeje. Kurse, Fiton Musliu akuzohet se me dashje ka filluar kryerjen e veprës penale të vrasjes mirëpo që e njëjta ka mbetur në tentativë, pasi i njëjti ka shkrepur me pushkë të gjuetisë me qëllim që ta privojë nga jeta Shukri Rexhepin. Kurse, Agim Musliu thuhet se ka mbajtur në posedim armë të zjarrit- pushkë e gjuetisë në kundërshtim me Ligjin për Armë.

    Artikuj të ngjashëm

    Në Skenderaj zbulohet shtatorja e Zahide Jasharit, nënës së heronjve Adem e Hamëz Jashari

    “Ka humbur kthjelltësinë mendore”, çfarë dëshmoi shqiptari që vrau ish-gruan në Itali?

    Raportohet se është vrarë një 28 vjeçare shqiptare në Gjermani

    Të Fundit

    Një i vdekur dhe dy të plagosur, në një sulm me thikë në Mellrichstadt të Gjermanisë

    Kurti: Kënaqësi të jem në Shkup, diskutuam për Planin e Rritjes

    Bajrami: S’habitem që LVV po vazhdon me të njëjtin avaz edhe pas vendimit të Kushtetueses

    Zemaj “godet” VV-në: Nuk e njeh aktgjykimin e Kushtetueses, vetëm egon politike

    Kos: Kosova shpejt të formojë qeverinë e re, janë bllokuar 900 milionë euro nga pako e BE-së

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.