Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Gara” ballkanike për anëtarësim në BE, Mali i Zi ” i pari”, Kancelari gjerman i jep zemër Shqipërisë

    11/11/2023 22:53
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor javëve të fundit u janë shtuar premtimet për anëtarësim në BE. Sidoqoftë, zyrtarët ne Bruksel kujdesen që të thonë se kjo do të ndodhë në bazë të meritave.

    Muaj më parë, Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell kishte thënë se Mali i Zi është shteti më i avancuar kandidat në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe është i pari në radhë për t’u anëtarësuar në BE.

    Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fund të tetorit kur vizitoi rajonin tha se zgjerimi i Bashkimit Evropian është në krye të prioriteteve të KE-së dhe se Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së edhe para vitit 2030.

    “Unë e di se sa të përkushtuar janë qytetarët e Malit të Zi për t’iu bashkuar BE-së. Kemi kënaqësinë të ndihmojmë që kjo të ndodhë,” tha Von der Leyen në konferencën për shtyp pas takimit me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

    Ajo theksoi se Mali i Zi ka qenë prej kohësh vendi që ka bërë më shumë përparim në rrugën e tij drejt BE-së.

    “Më vjen mirë që jeni të vendosur ta ruani atë pozicion”, tha Von der Leyen. Kryeministri Edi Rama duke folur rreth anëtarësimit të Shqipërisë ka hedhur poshtë idenë e të pasurit një proces kalendarik për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Rama thotë “se në interes të vendit tonë nuk është një datë, madje as të jemi të privilegjuar karshi vendeve të tjera, por të ndryshohet katërcipërisht historia e vendit tonë. Shenjat e këtij ndryshimi, Rama thotë se po evidentohen në marrëveshjet që po nënshkruhen, të cilat deri më dje nuk e kishe luksin t’i imagjinoje nëse nuk do ishe pjesë e unionit”.

    Por, Kancelari Olaf Scholz teksa fliste të premten në Malaga, në margjinat e kongresit të socialistëve të BE-së dhe duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi paktin mes Italisë dhe Shqipërisë për refugjatët ka inkurajuar Shqipërinë.

    “Gjermania ka një pozicion shumë të qartë”, tha Scholz, duke shpjeguar se nga njëra anë ne duhet të reduktojmë flukset e parregullta dhe nga ana tjetër “ne kemi nevojë për një migrim të rregullt të talenteve dhe fuqisë punëtore për të rritur ekonominë tonë dhe për të ruajtur sistemet tona të sigurimeve shoqërore”.

    Duke komentuar paktin mes Romës dhe Tiranës, kancelari gjerman e bëri më të prekshëm anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

    “Është kompetencë e qeverisë italiane dhe asaj shqiptare. Besoj se duhet të kemi parasysh se, nga këndvështrimi ynë, Shqipëria së shpejti do të jetë anëtare e BE-së dhe prandaj ne po flasim për një çështje se si t’i zgjidhim sfidat dhe problemet së bashku në familjen evropiane”, tha ai.

    Të Fundit

    Koci – Kurtit: Ngulmi për Haxhiun s’është më bindje politike por kapriçio personale

    Franca thotë se pengoi disa dronë të nisur drejt Izraelit para armëpushimit me Iranin

    Mbi 20 zyrtarë në MASHT mbajnë kundërligjshëm pozitat si ushtrues detyre

    Will Smith bën shqiponjën dy krenare me futbollistin shqiptar – fotoja u bë virale në internet

    Samiti i BE-së: Udhëheqësit takohen për të diskutuar Izraelin, Gazën, Ukrainën dhe sanksionet kundër Rusisë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.