Një shtetase e huaj ka raportuar në polici se i është grabitur një sasi e konsiderueshme parash nën kërcënimin e armës, shkruan GazetaDemos.
Policia e Kosovës ka bërë mne dije se rasti është duke u hetuar. “Prishtinë 09.11.2023-02:10. Ankuesja femër shtetase e huaj ka raportuar se derisa ka qenë në shtëpinë e saj, kanë hyrë disa persona të panjohur dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parashë në vlerë të konsiderueshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar Policia e Kosovës./GazetaDemos/