Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mehmeti: Raporti i Progresit vlerëson se sektori financiar është mirë i kapitalizuar dhe i qëndrueshëm

    09/11/2023 20:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, duke komentuar Raportin e Progresit është shprehur se sa i përket kritereve ekonomike sipas Komisionit Evropian, Kosova ka bërë progres dhe është në fazë të përgatitjes për zhvillimin e një ekonomie tregu funksionale.

    Mehmeti është shprehur se raporti vlerëson problemet të cilat kanë qenë me investimet dhe ngadalësimin e rritjes së konsumit, sidomos pas fillimit të luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Sipas raportit të KE-së, ekonomia e vendit ka treguar stabilitet gjatë krizave të fundit, kurse përmendet se sektori privat vazhdon të ketë pengesa dhe sfida”.

    “Një pjesë e këtij raporti flet për sistemin financiar, në rastin konkret për BQK të cilën e kam udhëheq deri në mars të këtij viti. Në kuadër të BQK-së , sektorët që janë nën rregullativë të saj, bankat, institucionet mikrofinanciare dhe të sigurimet kanë përformuar mirë dhe kjo është arritur falë përkushtimit të një menaxhimi të mirë dhe kontrollës nga BQK”, ka thënë Mehmeti përmes një postimi në Facebook.

    Më tej Mehmeti ka thënë se “ky raport përmend përparimin që është bërë në uljen e numrit të automjeteve të pasiguruara dhe të paregjistruara në Kosovë që vite më parë ishte mbi 200 mijë, e që ishte njëri ndër imazhet negative të Kosovës. Ky problem është zgjidhur falë vendosjes punës që është bërë për vendosjen e stikersave që është bërë në bashkëpunim me Byron Kosovare të Sigurimit dhe me institucionet e Kosovës, përkrahur nga BQK dhe financiar nga kompanitë private të sigurimeve”.

    “Po ashtu kjo ulja e numrit të automjeteve të paregjistruara po sjellë rezultatet të mëdha, duke ia lehtësuar Policisë punën në identifikimin e këtyre automjeteve si dhe vetëdijësimi i qytetarëve të Kosovës përmes formave të ndryshme për veturat e paregjistruara. Ka tri vite që raporti i KE-së, vlerëson të arriturat në fushën e sektorit te sigurimeve, sektor që ishte më humbje të mëdha është kthyer në fitimprurës”.

    “Në kemi punuar shumë që të zgjedhim edhe problemin e Kartonit të Gjelbërt, BKS i ka plotësuar të gjithë kushtet për të qenë pjesë e Këshillit të Byrove”, thotë Mehmeti.

    “Raporti vlerëson se sektori financiar është mirë i kapitalizuar dhe i qëndrueshëm. Sektori financiar e Kosovës tregoi se është likuid, por ka sfida të vazhdueshme. KE vë në pah se sektori bankar në Kosovës përbën 68.4% tē sistemit financiar, i ndjekur nga fondet e pensioneve, institucionet mikrofinanciare dhe kompanitë e sigurimeve, me 24.5%, 4.1% dhe 2.7% respektivisht”.

    Ai gjithashtu thotë se “Raporti e përmend faktin se rentabiliteti i sektorit bankar është përmirësuar në terma nominalë, duke u rritur në 20.6% në 2022, nga 17.6% në 2021 dhe në rritje më tej në 21.1% në korrik”.

    “Sipas raportit, sektori bankar duhet të jetë i monitoruar nga afër për shkak të rreziqeve, deri në kohën sa kam qenë në krye të BQK-së, kam arritur të monitorojë këtë sektor të rëndësishme për Kosovën. Në fund ky raport duhet të shihet jo vetëm nga aspekti i përgjithshëm, por duhet të merret si element për të përmirësuar pikat më kritike ku kemi mundësi”, ka shkruar Mehmeti.

    Artikuj të ngjashëm

    “Operonte pa licencë në Kosovë”, BQK konfirmon mbylljen e kompanisë së sigurimeve “Dunav Osiguranje” në veri

    Guvernatori i BQK-së paralajmëron rënien e normave të interesit të kredive gjatë 2025-ës

    Dështon mbledhja e Komisionit për Buxhet, në rend dite ishin raportet vjetore të Trustit e BQK-së

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.