Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka reaguar prokurorit special Afrim Shefkiu pais ky i fundit, i kishte kërkuar ministres në një status të saj në rrjete sociale të tregoj se kush janë vrasësit e Astrit Deharit.
Derisa Haxhiu ka thënë se nuk mund t;i merr përgjegjësitë e prokurorit, pasi sipas saj, ai është përgjegjës për t’i treguar familjes Dehari dhe qytetarëve se kush janë vrasësit.
“Është një gjë e thjesht që duhet ta dijë një prokuror. Ministri i Drejtësisë nuk mund të jetë prokuror e as gjyqtar. Unë nuk mund t’i marrë përgjegjësitë e tij. Lëndën e Astrit Deharit, prokurori Afrim Shefiku e ka që nga viti 2019 dhe ende nuk ka asnjë rezultat në zbardhjen e këtij rasti. Ai është përgjegjës për t’i treguar familjes dhe qytetarëve se kush janë vrasësit! Unë natyrisht do të jap dëshminë time lidhur me këtë. Prokurori Shefiku dhe eprori i tij, që nuk mund të na heshtin, në kërkesën tonë për drejtësi”, ka shkruar Haxhiu.