Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Tahiri kërkon miratimin e një Rezolute, VV-ja zotohet se do të votojë pas konsultimeve

    09/11/2023 11:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kërkuar sot për mbështetjen e miratimit të deklaratës në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian të datës 19 tetor 2023 mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës , shkruan Gazeta Express.

    Ai tha se është e rëndësishme që të gjithë ta miratojnë këtë Rezolutë.

    “ne kemi pasur një diskutim pas miratimit të Rezolutës së Parlamentit Evropian, rezolutë kjo që me 28 pika e dënon sulmin më 24 shtator dhe rrjedhimisht kërkon që të ketë një hetim ndërkombëtar për involvimin e shtetit serb më këtë temë dhe poashtu në shumë pika e sqaron rolin destabilizues të Serbisë në Ballkanin Perëndimor, lidhjet e saj me Rusinë d, dhe mbi të gjitha kërkon edhe nga vendet mosnjohëse të BE-së të marrin një vendim dhe të njohin Kosovën”, tha Tahiri.

    E shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se kërkojnë një mbledhje për t’u koordinuar për përmbajtjen e kësaj Rezolute e më pas shprehi zotimin se do ta votojë edhe mazhoranca.

    “Ne si grup i mazhorancës në parim jemi në mbështetje të asaj Rezolute, vetëm kërkojmë mirëkuptimin eedhe të z.Tahiri dhe tre shefave të grupeve tjera parlamentare dhe vetëm kërkojmë edhe një herë që të bëjmë një rishikim të përbashkët dhe që të kthehemi gjatë ditës dhe ta miratojnë. Nuk ka ndonjë çështje parimore që nuk pajtohemi vetëm duam që të jemi të gjithë në një vijë dhe të pajtohemi në tërësi me tekstin që është në përmbajtje të Rezolutës”, ka thënë ajo.

    Artikuj të ngjashëm

    Dimal Basha reagon pasi Osmani tha se duhet konsensus për votim të fshehtë: “Dehari ka të drejtë”, “pa votim”

    Ish-këshilltari i Thaçit: VV po kërkon dënim me burgim të përjetshëm për krerët e UÇK-së në Hagë

    “Rend bohen, bile e marrin aminin në Hagë edhe për probleme komunale”: Abrashi e çon tjetër nivel deklaratën e Kurtit për Thaçin e Veselin

    Të Fundit

    Peci publikon foto nga veriu: Freski, qetësi e siguri

    Osmani për Betejën e Loxhës: Luftëtarët e UÇK-së dëshmuan se vullneti për liri është më i fortë se çdo makineri lufte

    Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

    Trump vendos afat për marrëveshje tregtare – bota në pritje të 9 korrikut

    Gjendjet një trup i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit, dalin detajet e para

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.