Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kurti e emëron Haxhiun Koordinatore Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, ndaj grave dhe në baza gjinore

    07/11/2023 21:03
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka emëruar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si Koordinatore Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore, pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri.

    Kurti tha se si përgjigje ndaj dhunës, qeveria po e përmirëson edhe kornizën ligjore, teksa shtoi se përpjekjet për ta çrrënjosur dhunën ndaj grave dhe vajzave janë të vazhdueshme

    “Për bashkëpunim më të thelluar, me qasje ndër-sektoriale dhe zinxhir institucional të fuqizuar, kemi miratuar Strategjinë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave (2022-2026)”.

    “Kemi avancuar nëpërmjet definimit të dhunës ndaj grave si vepër penale në Kodin Penal. Po ofrojmë ndihmë juridike falas për viktimat e dhunës në familje dhe me bazë gjinore, pavarësisht gjendjes socio-ekonomike”, shkroi Kurti.

    Më tej, kreu i qeverisë tha se për t’ua lehtësuar financiarisht përballjen me pasojat e dhunës, është miratuar Ligji për Kompensimin e Viktimave të Krimit, ndërsa për trajtimin e dhunimeve seksuale është lansuar Protokolli Shtetëror

    “Për t’ua lehtësuar financiarisht përballjen me pasojat e dhunës, kemi miratuar Ligjin për Kompensimin e Viktimave të Krimit”.

    “Rregulluam bazën ligjore për dënime plotësuese për personat që shpallen fajtorë për dhunë në familje dhe dhunim seksual, dhe prioritizim të hetimeve dhe gjykimeve për këto raste. Kemi rritur financimin e shërbimeve të strehimoreve për mbi 100% për 2023”.

    “Përmes miratimit të projektligjit për shërbime sociale dhe familjare, filluam reformë të thellë për Qendrat për Punë Sociale”, shkroi më tej Kurti.

    Tutje, Kurti tha se ministria e Drejtësisë ka planifikuar mbi 80 aktivitete në kuadër të fushatës “16 ditë të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”, për të cilën tha se do të hapet më 25 nëntor.

    “Puna në adresimin e dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave dhe vajzave nuk ndalet, vazhdon përditë”, tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Maloku kritikon qasjen e Kurtit: Duhet të merret me parregullsitë në Hagë, jo me vizitat

    Olluri: Gjykata Speciale do ta përdorë fjalinë e Kurtit për t’ia vazhduar paraburgimin Thaçit e Veselit

    Kurti sulmon Thaçin e Veselin: Janë dy ish-kryetarë në Hagë që duhet t’i vizitojnë për instruksione politike

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.