Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Pse s’e takoi Kurti, Lajçakun në Prishtinë?

    07/11/2023 19:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar të martën pse nuk e priti dje përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Kurti duke iu përgjigjur gazetarëve, theksoi se ‘nuk ka nevojë ta takojë atë’, meqë ka pasur edhe obligime të tjera, derisa shtoi se ‘gjithçka është në rregull’ meqë është zhvilluar takimi mes Lajçakut dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit.

    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Bislimi, dje (e hënë) pati një darkë pune me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

    Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, thuhet se në atë takim u diskutua lidhur me “të gjitha aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit”.

    “Është takuar zëvendësi im Besnik Bislimi edhe gjithçka është në rregull. Po unë isha në Klinë dhe në Pejë dhe tash këtu nuk ka nevojë. Kur ka nevojë e takoj edhe unë po tash, Besnik Bislimi është duke kontaktuar, komunikuar me të. Nuk është hera e parë që kemi takim me emisarin evropian, por këtë e zhvillon zëvendësi im, i cili është përgjegjës për integrime evropiane zhvillim dhe dialog”, potencoi Kurti, raporton kosovapress.

    Lidhur me këtë çështje, Kurti foli gjatë vizitës në fshatin Trebovic të Pejës, me c’rast vizitoi familjen egjiptase të Gëzim Sakut, përfitues i projektit për ndërtimin e shtëpisë, në kuadër të thirrjes së Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL).

    Kurti potencoi se familja shtatë anëtarësh e komunitetit jo-shumicë, në muajin dhjetor do të hyjë në shtëpinë e re.

    “Këtu është një familje egjiptase e cila është familje shtatë anëtarësh edhe nuk kanë pas shtëpi, tash në muajin dhjetor do të hyjnë në shtëpinë e re, e kanë pasur…30anëtarë të familjes së gjerë, dy oda e familja e ngushtë e Gëzim Sakut, është shtatë anëtarësh do ta ketë këtë shtëpi këtu…E gëzofshi”, tha Kurti.

    Kryeministri, sot bashkë me ministrin e MAPL-së, Elbert Krasniqi vizituan familjet e komuniteteve jo shumicë të cilat kanë janë përfituese të thirrjes së kësaj ministrie, për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive të tyre.

    Gjatë vizitës, Kurti ka theksuar se MAPL ka ndarë dy milionë euro për ndërtimin e 57 shtëpive, që sipas tij do të ndërtohen deri në fund të këtij viti.

    Artikuj të ngjashëm

    TCh: Prapa kontejnerëve në Theth është Prek Kodra – para 2 vitesh raportohej se kishte planifikuar atentat ndaj Kurtit 

    Maloku kritikon qasjen e Kurtit: Duhet të merret me parregullsitë në Hagë, jo me vizitat

    Olluri: Gjykata Speciale do ta përdorë fjalinë e Kurtit për t’ia vazhduar paraburgimin Thaçit e Veselit

    Të Fundit

    TCh: Prapa kontejnerëve në Theth është Prek Kodra – para 2 vitesh raportohej se kishte planifikuar atentat ndaj Kurtit 

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.