Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kurti e Krasniqi vizitojnë familjen e komunitetit boshnjak: 57 shtëpi do të ndërtohen deri në dhjetor

    07/11/2023 15:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti së bashku me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë vizituar familjen e Muzafer Palmar, e cila është përfituese nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin e shtëpive për komunitet jo-shumicë.

    Kurti, tha se Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, ka ndarë dy milionë euro për ndërtimin e 57 shtëpive që do të ndërtohen deri në fund të këtij viti.

    Ai tha se MAPL-ja në këtë thirrje ka ndarë edhe një milionë euro për renovimin e shtëpive.

    “Mbi strehë të qëndrueshme mbi kokë, e për banim të dinjitetshmesh, 57 shtëpi do të ndërtohen deri në mesin e muajt dhjetorë. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal i ka dy milionë euro për 57 shtëpitë që ndërtohen dhe një milionë euro për renovim të shtëpive. Sepse nuk behët fjalë veç për ndërtim të shtëpive është e rëndësishme edhe renovimi i tyre sepse ka njerëz që kanë shtëpi por duhet të rinovohen. Ka njerëz të cilëve duhet të iu ndërtohet shtëpia dhe kjo është familja e parë prej tre familjeve që do t’i vizitojmë sot, familja e parë është Boshnjakë me pastaj do të shkojmë edhe ne vizitë të një familje Rome dhe një tjetër Egjiptiase”, tha Kurti.

    Ndërsa ministri Krasniqi, ka thënë se kanë qenë mbi 200 kërkesa për ndërtim të shtëpive për këtë vit, por që mundësitë janë që të ndërtohen vetëm 57.

    Ai tha se janë ndarë edhe tre milion euro të tjera për ndërtim të shtëpive për vitin e ardhshëm.

    “Është shumë mendim i mirë qe edhe kryeministri me pa rezultatin e punës që është tashmë në vijueshmëri të rregullte, 57 shtëpi deri në mes dhjetorit do të përfundojnë nga subvencionimi qe i është bere familjeve përfituese. Nga MAPL-ja, qeveria e Kosovës ka ndarë edhe tre milionë euro të tjera për vitin tjetër që do të përfitojnë edhe përafërsisht 57 deri në 60 familje, kanë qene mbi 200 kërkesa këtë vite kështu që 57 kanë pasur mundësi financiare t’iu përgjigjemi dhe pjesa tjetër do të vazhdojë edhe në vitin tjetër”, tha ai./eo

    Artikuj të ngjashëm

    Maloku kritikon qasjen e Kurtit: Duhet të merret me parregullsitë në Hagë, jo me vizitat

    Olluri: Gjykata Speciale do ta përdorë fjalinë e Kurtit për t’ia vazhduar paraburgimin Thaçit e Veselit

    Kurti sulmon Thaçin e Veselin: Janë dy ish-kryetarë në Hagë që duhet t’i vizitojnë për instruksione politike

    Të Fundit

    Varroset 27 vjeçari që vdiq në Lipjan

    Dogana sekuestron barna të kontrabanduara në një barnatore në Graçanicë

    BE-ja për urat mbi Ibër: Çdo projekt kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes komuniteteve

    Rama akuzon Qeverinë për bllokim të buxhetit: Rrezik alarmant, janë prekur të gjitha shërbimet jetike

    Ramadani për rastin në Lipjan: Policët e dyshuar urgjentisht të arrestohen, jo veç të suspendohen

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.