Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Dramë në Speciale: Dedaj refuzon t’u përgjigjet pyetjeve, thotë se i rrezikohet jeta në Kosovë

    07/11/2023 10:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-ambasadori, Gjergj Dedaj po vazhdon sot dëshminë e tij në Hagë si dëshmitar i Prokurorisë së Specializuar kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Ai ka folur për vizitën e tij në Çirez, duke mohuar se dikush nga UÇK-ja u kishte bërë presion për t’ua treguar incizimet, ngaqë të tilla nuk kishin bërë.

    Biseda:

    Prokurorja: A ishte qëllimi t’u thonit personave në Çirez t’i ulnin armët?

    Gjergj Dedaj: Jo, unë me mujt UÇK-së i kisha ba armë bërthamore. UÇK ka pasë bazë me dyshu se dikush prej nesh ka pas naj menim të tillë, por unë flas vetëm për vete.

    *Në një moment, Gjergj Dedajt i tregohet një intervistë e mëhershme ku ai kishte thënë se UÇK-ja kishte kërkuar incizimet e grupit të tij, dhe ishte nervozuar me përmbajtjen se çka kishin thënë ata.

    Gjergj Dedaj: Me vet ftesën më keni ba të padrejtë.  Jam përgjegjës me mbrojtë familjen, fëmijët e mi dhe të vërteten.

    Gjyqtari: Jepni përgjigje pyetjes.

    Gjergj Dedaj: Unë kam drejt me protestu, sepse jam përgjegjës për fatin e fëmijëve të mi, nipave e mbesave, dhe për këtë duhna me pas konsiderat. Kam kërkuar që seancat të jenë të mbyllura për me mujt mos me ma rreziku të ardhmen në Kosovë. /Lajmi.net/

    Artikuj të ngjashëm

    Gjergj Dedaj shokon me deklarata: Kurrë në jetë s’më ka rënë kush shuplakë, ai që më bie shuplakë ai dhe unë nuk jetojmë më

    Gjergj Dedaj: Kam menduar të kërkoj azil dhe të iki nga Kosova, qe tri vite jam pa punë e nën presion

    Gjergj Dedaj, i mllefosur: Më shkarkuan brenda ditës, edhe me vra dikënd nuk bëhet kështu

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.