Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rusia bombardon Khersonin, mbi 500 fëmijë të vrarë

    06/11/2023 14:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Edhe pse vëmendja e botës është zhvendosur drejt konfliktit mes izraelit dhe Hamasit, lufta në Ukrainë po vazhdon pa ndalur. Dy persona humbën jetën dhe 6 të tjerë u plagosën pas bombardimeve intensive të Rusisë në rajonin e Khersonit, gjatë 24 orëve të fundit. Në shënjestër u vu edhe qyteti-port i Odesës, ku gjithashtu pati të plagosur.

    Sipas zyrës së prokurorit të përgjithshëm të Kievit, mbi 510 fëmijë kanë mbetur të vrarë dhe 1 mijë e 143 të plagosur që prej fillimit të luftës.

    Rusia dhe Ukraina ofrojnë raportime kontradiktore mbi atë që po ndodh përgjatë frontit të luftës, me Moskën që pretendon se ka ndalur kundërofensivën e Kievit në Zaporizhia dhe Ukrainën që thotë se ushtria e vet po përparon.

    “Armiku është ndalur dhe kundërsulmi i forcave ukrainase, i cili ka qenë kaq i reklamuar është frenuar plotësisht”, tha Yevgeny Balitsky kreu i instaluar nga Moska në Zaporizhia.

    Sipas autoriteteve të instaluara nga Moska në rajon, beteja të vogla vijojnë ende pranë fshatit të Robotyne dhe atij të Shcherbaky, që gjendet 22 km në veriperëndim.

    Megjithatë, presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, mohon që kundërofensiva të jetë në fazë ngecjeje, ndërsa vijon të përjashtojë mundësinë e negociatave me homologun rus Vladimir Putin. Ai hodhi poshtë pretendimet se liderët perëndimorë po i bëjnë presion për të bërë lëshime.

    Televizioni amerikan NBC, citoi zyrtarë të lartë amerikane dhe tha se po zhvillohen bisedime për të bërë kompromis në mënyrë që të arrihet një marrëveshje paqeje me Rusinë.

    Artikuj të ngjashëm

    Shërbimi rus i inteligjencës pretendon se Serbia po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë

    Pas telefonatës me Trump, Vladimir Putin bisedë edhe me Papa Leo XIV

    Ukraina dhe Rusia bien dakord të shkëmbejnë nga 1,000 të burgosur

    Të Fundit

    Spahiu: Qeveria ateiste e Kurtit nuk po dëshiron me e rindërtu Xhaminë e Ibrit

    Haradinaj: Përherë mirënjohës Amerikës, festa e tyre është edhe festë e jona

    Çitaku i reagon Hoxhajt: Jam pak e befasuar me mbështetjen që i dha koalicionit PDK-LVV

    Putin dhe Macron bisedojnë për herë të parë në telefon pas gati tre vitesh

    E trishtë në Greqi: 14-vjeçarja shqiptare bie nga një urë 10 metra e lartë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.