Janë bërë një muaj që kur nisi konflikti izraelito-palestinez, ku deri më tash mijëra qytetarë kanë vdekur nga të dyja palët.
E së fundmi për situatën atje ka folur edhe Rabi Alhantouli, ambasador i Palestinës në Mal të Zi.
Ai gjatë një interviste në “Kallxo Përnime”, ka treguar edhe arsyen pse shteti i tij nuk njeh pavarësinë e Kosovës.
Ambasadori i Palestinës ka shtuar se udhëheqësia e Kosovës kanë dënuar sulmin e 7 tetorit por në anën tjetër nuk tha asgjë lidhur me vrasjen e fëmijëve palestinez.
“A po e shihni se çfarë janë duke bërë politikanët tuaj në Kosovë, duke u shprehur në lidhje me marrëdhëniet e tyre me Izraelin dhe SHBA-në? Dua të them, presidentja juaj, Kryeministri juaj e dënoi sulmin e 7 tetorit dhe nuk ka thënë asgjë për asnjë nga 3,700 fëmijët palestinezë të vrarë, të masakruar në Gazë, dhe për ta nuk u tha as edhe një fjalë e vetme”, ka thënë Alhantouli, Ambasador i Palestinës në Mal të Zi.
Por e vërteta qëndron ndryshe. Presidentja Vjosa Omsani kishte reaguar ndaj sulmit që kishte ndodhur më 17 tetor në një spital në Gaza.
Osmani në platformën “X” kishte shkruar se jetët e pafajshme duhet të mbrohen.
“Është e tmerrshme të shohësh pasojat në jetëra të njerëzve me qindra viktima civile pas bombardimit të një spitali në Gaza, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Jetët e pafajshme duhet të mbrohen. Fatkeqësisht, janë civilët ata që vuajnë më shumë në çdo konflikt”, kishte shkruar Osmani.
It’s devastating to see the consequences in human lives with hundreds of civilian casualties following the bombing of a hospital in Gaza, including women & children.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 18, 2023
Innocent lives must be protected. Unfortunately, it is the civilians who always suffer the most in any conflict.