Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës: Marrëveshja e arritur legjitimon kërkesat e minatorëve

    03/11/2023 17:01
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës kanë thënë se mbrëmë në orët e vona është arritur marrëveshja për të ndalur grevën 10 ditore.

    Ata shkruan së kjo marrëveshje është arritur falë përpjekjes së vazhdueshme të minatorëve, dhe një grupi të deputeteve të Kosovës dhe bordit të përkohshëm mbikëqyrës të Trepça.

    Ata po ashtu kanë njoftuar se me anë të kësaj marrëveshje legjitimohen kërkesat e minatorëve.

    Ky është reagimi i plotë:

    Falenderim dhe Mirënjohje

    Të nderuar, ashtu siq edhe jeni njoftuar përmes mediave elektronike, mbrëmë në orët e vona është arritur marreveshje për të dalur nga greva 10-të ditore e mbajtur në horizontin e 10-të (700 metra nën tokë), e organizuar nga minatorët e Trepca Sh.A., si mjet demokratik dhe ligjor për të kërkuara kushte të dinjitetshme dhe vlersim të punës dhe djerses së minatorit.

    Kjo marreveshje është arritur falë përpjekjes së vazhdueshme të minatorëve, një grupi të deputetve të Kosovës dhe Bordit te Përkoshëm Mbikqyrës të Trepca Sh.A., të cilët përkundër dallimeve arritën që në fund të largohen nga barikadimet e tyre disa ditore dhe të arrijnë një marrëveshje për hirë të drejtave legjitime të minatorëve, jetës dhe shendetit te tyre si dhe për progesin e ndërmarrjes Trepca Sh.A.

    Me anë të kësaj marrëveshje legjitimohen kërkesat e minatorëve dhe greva e tyre 10 ditore, si reagim i drejtë dhe mesazh i qartë se situata në këtë gjikand metalorgjik duhet të ndrroj njëher e përgjithmonë.

    Deputetët që negociuan këtë marrëveshje së bashku me Bordin e Përkoshëm Mbikqyrës të ndërmarrjes janë garantuesit dhe zbatuesit e marrveshjes së shkruar dhe dakordances se të katër pikat e marreveshjes do të realizohen.

    Ndërsa minatorët zotohen se: do të jenë bashkpuntorë dhe promotorë për të shtyer sukseset dhe për të rritur prodhimin e ndermarrjes, me punë, përgjegjësi dhe përkushtim.

    Greva zgjati shumë. Minatorët nuk u dorëzuan. Shpresa për ditë më të mira u kthye. Por minatorët nuk do të harrojnë asgjë.

    Kjo grevë është dëshmia më e mirë se mbrotja e të drejtave dhe kërkesa për realizimin e tyre nuk është diqka e pamundur, se vullneti i shumices dhe këmngulja në të drejtat e tyre do jetë faktori determinues për ditë më të mira për minieren, shoqërinë dhe vetë shtetin.

    Kjo grevë dëshmoi se minatorët kanë integritet, nder, dhe vendosmeri, që nuk shiten dhe nuk blihen. Dhe se për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe minieren do të jenë përher të bashkuar.

    Me respekt, Minatorët

    Të Fundit

    Egli vishet me dimija e jelek, a bën për nuse në Pavlan?

    Dodik: Qëllimi ynë kombëtar është bashkimi me Serbinë 

    Kjo është dhurata që Shyhrete Behluli i bëri Engjëllushes për kanagjegj

    Koci: Po flas me të gjithë akterët politik privatisht, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët dhe me e rritë angazhimin

    Mustafa: Qasja e Vetëvendosjes është mshele gojën, voto qysh t’thojmë na

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.