Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Jabllanoviq për Qeverinë Kurti: Kjo është e keqja që po na shpie në situata të paparashikueshme

    01/11/2023 19:51
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq thotë se Qeveria e Kosovës duhet ta formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

    Jabllanoviq në një prononcim për GazetaBlic thekson se ajo çfarë duhet të bëjë serbia, është mbështetja për serbët e Kosovës.

    “Para së gjithash, Kosova duhet të formojë një Asociacion me kompetenca konkrete që do t’i kenë komunat në kuadër të Asociacionit, dhe Serbia duhet të mbështesë serbët nga Kosova që të marrin pjesë në institucionet lokale në institucionet e qeverisë qendrore si dhe në polici dhe gjyqësor”, tha Jabllanoviq.

    “Mendoj se në radhë të parë politika e Beogradit ndaj Kosovës varet nga qëndrimi i Qeverisë së Kosovës ndaj serbëve dhe nga qëndrimet e BE-së dhe SHBA-së ndaj Marrëveshjes së Brukselit dhe zbatimit të saj të plotë. Nga kjo distancë kohore është mjaft e qartë se pjesëmarrja e serbëve përmes institucioneve të sistemit ndihmon në marrëdhëniet më të mira ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve dhe se vendimi i Listës Serbe për t’u larguar nga institucionet është jashtëzakonisht i gabuar dhe i pamatur”, shtoi ai.

    Jabllanoviq thotë se Qeveria e Kosova ka bërë lëvizje të gabuara drejt serbëve të Kosovës.

    “Në të njëjtën kohë, nuk mund të harrohen gabimet e Qeverisë së Kosovës dhe disa lëvizje negative që janë të drejtuara kundër mbarë popullit serb dhe këto masa janë veçanërisht të dukshme në veri të Kosovës. Të gjithë këta faktorë ndikojnë në qëndrimet dhe politikën e Beogradit ndaj Kosovës, sepse pa dyshim e vetmja anë nga e cila serbët marrin një mbrojtje të tillë është Serbia”, tha Jabllanoviq.

    “Ndërsa “kontakti” dhe raporti i Qeverisë së Kosovës ndaj serbëve në veri është ekskluzivisht përmes policisë dhe kjo është e keqja dhe ajo që shpie në situata të paparashikueshme dhe potencialisht të rrezikshme”, tha ai për GazetaBlic.

    Artikuj të ngjashëm

    Jabllanoviq: Serbët e Kosovës shumë shpesh janë shfrytëzuar

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.