Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sopjani: Opozita ka një pjesë të madhe të fajit për gjendjen e policisë

    01/11/2023 18:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Njësia Speciale Intervenuese dhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive kanë protestuar sot para Qeverisë së Kosovës për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me kategorizimin e rrezikshmërisë në punë si dhe mos përfshirjen në shtesat tjera të parapara me ligj.

    Ish-inspektori i AKI-së, Shkëlzen Sopjani, ka thënë se edhe partitë opozitare e kanë një pjesë të madhe të fajit për gjendjen e tanishme të policisë.

    “Këto probleme janë akumuluar me kohë, pra unë po them e di që po bëhen 14 vjet prej kur është bërë drafti i parë i ligjit për pensionim të parakohshëm”, ka thënë ai.

    Në Klan Kosova ai ka vlerësuar se pritjet e pjesëtarëve të policisë me këtë qeveri kanë qenë më të mëdha. Sipas tij, kur janë pritjet e mëdha edhe dëshpërimi është më i madh.

    “Ndoshta është edhe një moment i mirë për këto njësi, marrë parasysh ndodhitë në kohën e fundit në veri, ku këta veç e treguan veten, u treguan sa të rëndësishëm janë për vetë sigurinë kombëtare”, ka potencuar Sopjani.

    “Pra po e theksoj se edhe partitë opozitare, se këtu ka qenë një problem që duhet ta them, partitë opozitare policinë nuk e shohin si të tyren përderisa nuk janë në pozitë dhe kjo ka ndodh me të gjitha partitë, Po ankohen për diçka që me vite kanë mundur ta bëjnë edhe ata dhe nuk e kanë bërë”, ka thënë ish-inspektori i AKI-së.

    “Një pjesë të madhe të fajit e kanë sepse ata një kohë të gjatë e kanë neglizhuar këtë punë. Më e mira prej tyre kishte me qenë që të mos deklaroheshin fare sepse pjesa e madhe e fajit është e tyre”, ka thënë Shkëlzen Sopjani.

    Artikuj të ngjashëm

    Sopjani për shujtat e FSK-së: Nuk mungon ushqimi, por cilësia e tij që po iu servohet ushtarëve

    Sopjani: Vuçiq mashtroi ndërkombëtarët, në Serbi do të ketë trazira

    Sopjani: Procesi i dialogut është i “rënduar”

    Të Fundit

    Dështimi i seancës 37, Çitaku: Kosova është më e madhe se egoja e Kurtit

    Sveçla për Arsenijeviqin: Tentoi të krijojë imazh të një opozitari, faktet tregojnë që është i përfshirë në terrorizëm

    Cakolli: Deputetëve po ju ecin pagat – as Kushtetuesja s’e zgjidh ngërçin pa vullnet politik të deputetëve

    Thyhet rekordi: Seanca mbaron për 1 minutë e 55 sekonda

    Nis seanca e Kuvendit, tentohet për herën e 37-të me radhë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.