Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka arritur në Beograd në mesditë.
Ajo është pritur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në aeroportin “Nikolla Teslla”.
Më pas ata do të kenë takim ballë për ballë, pas takimeve të dy delegacioneve.
Von der Leyen drejt Beogradit ka udhëtuar nga Podgorica e Malit të Zi ku ka takuar kryeministrin e ri, Milojko Spajiq.
Paraprakisht ajo ka zhvilluar vizita në Maqedoni të Veriut dhe Kosovë, derisa nga Serbia do të udhëtojë drejt Bosnjës dhe Hercegovinës, ku Sarajeva do të jetë ndalesa e saj e fundit në këtë turne ballkanik.